Një deklarim i ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas de Maiziere, rreth mundësisë që Gjermania të pranojë zyrtarisht një festë islamike ka ngjallur reagime të shumta në këtë vend.

Së fundi, një sondazh i porositur nga gazeta “Bild“ dhe i realizuar nga instituti Insa tregon se 70.1% të gjermanëve janë kundër lejimit të një feste të tillë. Sipas shefit të Insa-s, Hermann Binkert, rezultati tregon se „për shumicën e madhe të gjermanëve islami nuk i takon Gjermanisë, transmeton Albinfo.ch.

Më tutje, vetëm çdo i trembëdhjeti i pyetur ose 7.8% shprehet në favor të rregullimit me ligj të festave islamike në Gjermani. Madje edhe në mesin e Partisë së Gjelbër që konsiderohet me qëndrim më liberal ndaj të huajve, vetëm çdo i pesti ose 19.6%  pranojnë mundësinë e festave të tilla.

Në të gjitha partitë tjera, përqindja e atyre që janë në favor është  shumë më e ulët, përcjell Albinfo.ch. Sigurisht, më e ulëta është në mesin e partisë së ekstremit të djathtë AFD janë 3.7% të tillë, pastaj në FDP, 4.2% etj.

Nga ana tjetër është interesante se Komiteti Qendror i Katolikëve të Gjermanisë (ZdK) është shprehur në favor të lejimit zyrtar të festave myslimane në Gjermani.

62