Konfliktet e armatosura dhe kolera, pasojë e varfërisë së skajshme në Jemen

Zyrtarët e OKB-së kanë njoftuar se miliona njerëz përballen me rrezikun e urisë për shkak të mungesës së ushqimeve të shkaktuar nga konfliktet në Jemen dhe se epidemia e kolerës në të gjithë vendin përbën një kërcënim të madh.

Miliona persona ndodhen përballë rrezikut të urisë në Jemen për shkak të konflikteve dhe destabilitetit politik, që vazhdon në këtë shtet. Gjithashtu në vend edhe epidemia e kolerës vazhdon të shkaktojë të vdekur, AA.

Miliona njerëz në Jemen nën kërcënimin e urisë

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara (OKB), Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Emergjencat e Fëmijëve (UNICEF) dhe Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) kanë bërë disa deklarata për gazetarin e AA-së në lidhje me krizën humanitare në Jemen.

Zyrtarët kanë njoftuar se miliona njerëz përballen me rrezikun e urisë për shkak të mungesës së ushqimeve të shkaktuar nga konfliktet në Jemen dhe se epidemia e kolerës në të gjithë vendin përbën një kërcënim të madh.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne