Kongresi i ndalon Presidentit të SHBA-së njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë

Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan miratoi njëzëri projekt-ligjin që ndalon Shtëpinë e Bardhë të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë.

Njoftimi është bërë nga Zyra e Shtypit të Komisionit, ku theksohet specifikisht përmbajtja e ligjit për të ndaluar qeverinë amerikane të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë.

Sipas tekstit të projekt-ligjit, SHBA-ja nuk njeh, as de jure dhe as de facto, që gadishulli,  hapësirat ajrore dhe ujërat territoriale të saj të jenë në Rusi. Asnjë nga ministritë Federale nuk ka të drejtë të njohë në asnjë mënyrë se territori i Krimesë i takon Rusisë.

Në të njëjtën kohë, ligji thekson se Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund ta refuzojë këtë ndalim nëse një vendim i tillë është në përgjigje të “interesave jetësore të sigurisë kombëtare”. Rusia e konsideron çështjen e Krimesë të mbyllur përfundimisht pas referendumit në mars 2014, sipas të cilit shumica e njerëzve ishin në favor të bashkimit me Rusinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne