Kongresistja muslimane Ilhan Omar i përgjigjet talljes së Trumpit me fjalë të shenjta islame

Kongresistja amerikane Ilhan Omar ju drejtua Zotit që ti falte kundërshtarët e saj pasi
Presidenti Donald Trump u tall me kritikat e saj ndaj Izraelit ditën kur një mbështetës i
tij u akuzua se e kishte kërcënuar me vdekje muslimanen.

Trump e përmendi demokraten gjatë një fjalimi para Koalicionit Republikan të Çifutëve (the Republican Jewish Coalition) në Las Vegas. Ai i bëri një “falënderim të veçantë” Omarit dhe si pushoi nje moment vazhdoi me një ton sarkastik: “Oh, harrova. Ajo nuk e pëlqen Izraelin. Harrova. Me vjen shume keq.”

Omar tërhoqi një ortek akuzash për antisemitizëm muajin e kaluar pasi kritikoi ndikimin
e grupit lobues pro-izraelit AIPAC në politikën amerikane. Kritikët thanë se në kritikat e saj se ajo përdoi në mënyrë metaforike fjalë me përmbajtje urrejtje. Ata i kërkuan asaj që të kërkonte falje pasi pikëpamjet e saj kishin ofenduar hebrenjtë. Megjithëse nuk u përmendet asnjëherë me emër përgjatë gjithë mbledhjes së javës së kaluar të AIPAC-ut, folës të lartë të politikës amerikane, njëri pas tjetrit e morën atë për shembull në referencat e tyre

Ligjvënësja muslimane iu përgjigj vërejtjeve të së shtunës të Trumpit duke cituar fjalët e Profetit Muhamed të përmendura në një hadith: “O Zoti im, fali ata për atë që nuk dinë”. Omar është me origjinë nga Somalia dhe një kongresiste muslimane që përfaqëson zonën e 5-të të Minesotës në Kongres.

Pikërisht, në të njëjtën ditë Zyra e Prokurorit të Shtetit tha se kishte akuzuar një person me emrin Patrick Carlineon, 55 vjeçar nga New Yorku, pasi kishte kërcënuar me vdekje Omarin. Carlineo akuzohet se gjatë një telefonate të bërë në zyrën e përfaqësueses më 21 mars, e kishte quajtur atë një “një terroriste të ligë” dhe i kishte thënë se do ti fuste “një plumb në kafkën e saj të poshtër”.

Kur u pyet nga autoritetet, Carlineo tha se ishte “patriot që e donte presidentin e tij dhe
i urrente myslimanët radikalë në qeverinë amerikane”, thanë burimet gjyqësore. Sipas tij, Omar “mbështet Hamasin dhe Vëllazërinë Myslimane.” Nëse dënohet, ai do të përballet deri në dhjetë vite prapa hekurave./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne