Konsullata saudite në Stamboll nën mbikëqyrje policore dhe të gazetarëve

Ekipe të shumta gazetarësh vazhdojnë të qëndrojnë para Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, në pritje të ndonjë informacioni për fatin e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili që nga data 2 tetor, atëherë kur hyri në konsullatë, llogaritet një person i zhdukur.

Ekipet mediatike mëngjesin e sotëm janë vendosur para konsullatës, e cila ndodhet në një mbikëqyrje maksimale policore.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post”, Khashoggi, u zhduk më 2 tetor, pasi kishte hyrë në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai ishte i njohur si kritikues i politikave që udhëheq qeveria aktuale saudite.

Në Turqi ka nisur një hetim mbi zhdukjen e tij, ndërsa raportuesi i agjencisë Reuters, tha më herët se Khashoggi është vrarë brenda në konsullatë, pas disa ditë ku u mbajt peng. Të njëjtat pohime i bëri edhe lidhja e mediave turko-arabe, e cila madje thotë se ka prova për të dëshmuar pohimin e tyre.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, deklaroi të shtunën se Turqia dhe Arabia Saudite kanë marrë një vendim për themelimin e një grupi të përbashkët pune, i cili do të punojë për zbardhjen e rastit Khashoggi.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne