Studiuesit britanikë kanë deklaruar se ngrënia e 10 porcioneve të pemëve dhe perimeve në ditë zgjatin jetën.

Studiuesit e Imperial College në Londër, kanë theksuar se konsumimi i 10 porcioneve të pemëve dhe perimeve në ditë parandalon vdekjen e hershme të 7.8 milionë personave në vit.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 95 studimeve të veçanta që kanë hulumtuar shprehitë e ushqimit të 2 milionë personave.

Duke shprehur se pemët dhe perimet e caktuara ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, studiuesit kanë theksuar se madje edhe konsumimi në masa të vogla sjell ndryshime të mëdha.

Konsumimi 200 gram në ditë të pemëve dhe perimeve, ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare deri në 13 përqind, rrezikun e kancerit 4 përqind dhe rrezikun prej vdekjes së hershme deri me 15 përqind.

Në qoftë se konsumimi i pemëve dhe perimeve arrinë deri në 800 gram në ditë, ulë rrezikun e sëmundjeve kardivaskulare deri në 28 përqind, rrezikun e kancerit deri në 13 përqind, ndërsa rrezikun e vdekjes së hershme deri në 31 përqind.

Porcioni i përmendur në studim është ekuivalent me 80 gramë. Kjo është njëjtë sa një banane e vogël, dardhë, ose 3 lugë të gjellës të mbushura me spinaq.

“Konsumimi i pemëve dhe perimeve zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe shtypjes së gjakut, ndërsa forcon sistemin imunitar dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Pemët dhe perimet përmbajnë në vete antioksidantë të cilët ulin dëmtimet e ADN-së dhe rrezikun nga kanceri, tha udhëheqësja e studimit Dr. Dagfinn Aune.

Studimi është botuar në revistën International Journal of Epidemiology./ AA

26