Konsumoi alkool, u fut në det dhe u mbyt turisti sllovak

Pas 15-vjeçares nga Rusia një tjetër turist i huaj humbi jetën në bregdetin shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë dhe viktima u identifikua si Beres S., 66-vjeç nga Sllovakia.

Policia ka marrë rreth orës 19:30 një telefonatë nga qytetarët se në bregdetin e Golemit ishte konstatuar një person i pajetë.

Uniformat blu dhe ambulanca e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje dhe  nga verifikimi paraprake rezultoi se shtetasi nga Sllovakia, Beres S., 66-vjeç, kishte ndërruar jetë.

Policia ka marrë menjëherë në pyetje bashkëshorten e tij, e cila deklaroi se i shoqi ishte futur të lahej në det pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli. Pas kësaj ai kishte humbur ndjenjat dhe nuk u përmend më.

Nga hetimet rezultoi se në trupin e 66-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune.

Mendohet se turisti ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne