Kontroll urave shqiptare pas tragjedisë në Genova

Të gjitha urat në akset rrugore në vend, do të monitorohen nga PoliciaRrugore dhe “Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke mos lejuar kalimin e  automjeteve me tonazh më të lartë se ajo e lejuar në tabelë.

Shkak për këtë aksion u bë ngjarja tragjike në Genova të Italisë ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 39 persona mes tyre edhe dy shqiptarë.

Mitat Tola:  Autoriteti Rrugor Shqiptar, nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IyqHERP8zlA]

Pas asaj që ndodhi në Genova ekspertët e ndërtimit në Shqipëri ngritën alarmin për strukturat rrugore dhe godinat e ndërtuara përpara viteve ‘90 të cilat nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Sipas tyre ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

Më të amortizuara janë godinat e viteve 30-40 e konkretisht ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” të ndërtuara nga arkitektet italian përfshire dhe Korpusin Universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyrje së fasadave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne