Kontrollorët e demokracisë

nga David Wisner.

Kush – apo çfarë – janë kontrollorët(gatekeepers) e demokracisë? Çfarë bëjnë ata? Një kolege në shoqërinë civile, drejtuese e bordit të një OJQ-je, sugjeroi termin në fjalë për një konferencë të cilën do ta bashkëdrejtojmë, mbi rolin e OJQ-ve dhe qendrave studimore në promovimin e demokracisë. Termi është i zakonshëm mes teoricienvëe të shoqërisë civile dhe aktivistëve, më siguroi ajo. Në fillim kisha dyshimet e mia.

Mes politologëve, Portieri shihet si një term që përgjithësisht u rezervohet personave apo institucioneve të cilat tipikisht nuk kanë të bëjnë shumë me shoqërinë civile – elitat politike dhe bosët e partive, institucioneve si kolegji elektoral në Amerikë apo Parlamenti Europian, madje edhe me zyrtarët e zgjedhjeve dhe sondazhierëve. Medias po ashtu i është caktuar shpesh ky rol.

Kontrollorët presupozohet të jenë ata që mbajnë të sigurtë demokracinë, që na mbrojnë ne prej asaj që është e padëshirueshme.

Dy gjëra nënkuptohen me këtë përdorim të këtij termi. Nga njëra anë ne e dimë se demokracia është përherë në rrezik. Ne kërkojmë dikë apo diçka që ta mbajmë sistemin funksional, një mbrojtje, një tërësi vijash kufizuese, kontrolli dhe balancimi i proklamuar dhe mbrojtur në teorinë politike anglo-amerikane të shekullit të 18-të. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë gjithashtu se zhvendosjet në sjellje mund të minojnë etosin e një politike të shëndetshme demokratike, pa të cilën një demokraci nuk mund të mbijetojë.

Problemi që unë kam me nocionin e Kontrollorit është se këtu kemi një person që është i ngarkuar me detyrën e mbajtjes së dikujt tjetër jashtë, të përjashtimit, të kontrollit të aksesit, njësoj si “togeri i policisë” në Parisin premodern që monitoronte hyrje-daljet mes portave në qytetin e rrethuar me mur. Gjithësesi, nëse kushti i qytetarit demokratik është ai i atij që zgjedh lirisht, atëherë rojtarët janë aktualisht një anomali. Kush vendos se unë mund të votoj dhe ti jo? Kush e vendos në emrin tim listën e kandidatëve në të cilën duhet të bëj zgjedhjen time? A më duhet vërtet leje për të marrë pjesë?

Sot ne përballemi me atë që me gjasë është kriza më e madhe që demokracitë liberale kanë përjetuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, si në nivelin institucional, ashtu edhe në atë normativ. Vijat përkufizuese po krisen; normat janë thyer. Rojtarët tradicionalë duken të pafuqishëm t’i rezitojnë sfidave sistemike ndaj status quosë. Barbarët janë te portat. Pyetja e vërtetë atëherë është nëse një tjetër Kontrollor të mund të ngrihet për të ruajtur dhe promovuar demokracinë tonë.

Ku është shoqëria civile? Ndoshta kolegia ime kishte të drejtë. Ndoshta unë i jam qasur çështjes në mënyrën e gabuar. Kush mund të shërbejë më mirë si Kontrollor sesa vetë njerëzit dhe ato institucione bazike që mbrojnë mirëqenien e vet në mënyrë më direkte? Cili mund të jetë roli i tyre?

Gazetari amerikan Damon Linker i ka cilësuar institucionet e shoqërisë civile si një “rrjet ndërmjetësish që shërbejnë si tampon mes individit dhe shtetit”, detyra primare e të cilave është ajo e “vlerësimit, vetiingut dhe renditjes”.

Linker argumenton se funksioni i tyre si rojtar synon fillimisht në ruajtjen e elitave tradicionale. Nuk ka ndonjë arsye gjithësesi që shoqëria civile të mos mbrojë gjithashtu kundër rritjes së atyre lloje kërcënimesh që rojtarët klasikë presupohet se duhet të shmangin – autoritarët, populistët, subversivët.

Më tej akoma, institucionet e shoqërisë civile që janë trasnprente, të besueshme për shumë aktorë dhe të orientuar demokratikisht, mund të veprojnë jo thjesht si rojtarë më të devotshëm se tradicionalët, por gjithashtu si marketues proaktivë të demokracisë pjesëmarrëse. Si aktorë në dramën e demokracisë, agregati i shoqërisë civile mund të luajë pra rolin e ideuar nga Montesuieu kur ai foli, ndonës në një kontekst tjetër, për trupat ndërmjetësues, me apo pa shtetin.

Tri pika meritojnë të konsiderohen këtu. E para ka të bëjë me potencialin e kontrollit në kontekstin e tanishëm politik dhe social. Demokracia nuk është një sistem Hobesian anarkik. Kërkon rregulla të cilat trashëgojnë dhe përforcojnë legjitimitetin. Çfarë më mirë sesa pluraliteti i qytetarëve të përkushtuar e mbështet dhe mbron këtë funksion bazë, nga qendra në periferi?

Shoqëria civile nuk është gjithësesi një monolit. James McGann, drejtor i qendrave studimore dhe Programit për Shoqëritë Civile në Universitetin e Pensilvanisë vë në dukje se shoqëria civile është një sferë e “ideve konkuruese dhe kundërvënëse”. Ky konkurim ndodh sot brenda një politike të cilën shkencëtari hollandez i politikës, Marlies Glasius e quan “post-hierarkike” në të cilën nocioni tradicional i ruajtjes është në nevojë të përhereshme për t’u rifreskuar.

Së fundmi, shoqëria civile lulëzon aty ku ka një lidhje të gjallë mes mendimit dhe veprimit. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar shfaqjen përherë e më shumë së fundmi të të ashtuquajturave qendra të mendimit dhe veprimit, të cilat gërshetojnë kërkimin e thelluar me angazhimin dhe të cilat komunikojnë me publikun në mënyra përgjithësisht të reja.

Më lejoni të shtoj një fjalë të fundit rreth kohës së këtyre refleksioneve. Në një demokraci do të ishte vetëshkatërruese që të sugjerosh se koha e vetme kur ja vlen të bësh një bilanc të vlerave dhe praktikave demokratike është përpara zgjedhjeve. A nuk jemi ne qytetarë – demosi – për çdo ditë? E megjithatë zgjedhjet na thërrasin për të votuar për pak javë dhe për një herë të vetme, këto zgjedhjet mund të jenë ato që ja vlejnë sepse armiku është me të vërtetë te portat.

Që këtej edhe vendosmëria jonë për të hapur debatin, tani, përpara se të votohet./kathimerini/David Wisner American College of Thessaloniki

 

 

 

 

burimi: respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne