Kopja e Kur’anit mbi 400 vjeçare në Ekspozitë në Katar

Një kopje e rrallë e Kur’anit të Shenjtë është vënë në ekspozitë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Doha të Katarit.

Kopja në dorëshkrim e Kur’anit daton më shumë se katër shekuj më parë, thaMuslim Saka Amini, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Botërore dhe Arteve të Katarit, i cili e posedon dhe e ka vënë në ekspozitë në panairin e librit.

Ai tha se kopja ishte paraqitur fillimisht si një dhuratë për Selim II, Sulltan i Perandorisë Osmane në fund të shekullit XVI-të.

Kopja e Kur’anit vlerësohet të jetë me vlerë mbi 3 milion Rial të Katari.

Muslim Saka Amini vuri në dukje se instituti zotëron edhe libra të tjerë të rrallë të shkruar me dorë, duke përfshirë edhe një kopje të Biblës të shkruar në lëkurë.

Panairi Ndërkombëtar i Librit të Katarit filloi në këtë vendin arab të Gjirit Persik më 29 nëntor 2017 dhe do të vazhdojë deri më 4 dhjetor 2017.

Më shumë se 350 botues nga 29 shtet i kanë paraqitur librat e tyre të fundit në Panairin e Librit.

Burimi : IQNA / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne