Korçë, Pazari i vjetër atraksioni turistik i fundjavës

Pazari i vjetër i Korçës, është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike Korça e serenatave dhe me Pazarin e Vjetër dhe atraksionet e saj te shumta që ka në fundjavë, ishte plot me vizitorë dhe turistë vendas e të huaj. Nëntori i ngrohtë ka mbushur pazarin e Korçës këtë fundjavë plot, ku nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët shijonin rrezet e diellit dhe pamjen e mrekullueshme të transformimit të këtij pazari i cili duket sikur je në qendrën e një Parisi të vogël. Pazari i vjetër i Korçës, është objekt me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Ai karakterizohet nga ndërtesa përgjithësisht një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Tregu me rreth 1 mijë dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete, transmeton atsh. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngriheshin dyqane. Pazari është djegur tri herë, por është ndërtuar sërish. Tani Pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera kulturore e monumentale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne