Korea e Jugut film në Tiranë dhe sihariq për Fierin

Nga: Gjergji Thanasi

Ambasada e Republikës së Koresë më 9 tetor 2018 organizoi në Kinemanë Cineplexx në Tiranë Natën e Filmit Korean. Në kuadrin e këtij aktiviteti u shfaq filmi i mirënjohur Korean “I Dyshuari” (The Suspect 2013). Natën e Filmit Korean në Tiranë e nderoi me praninë e vet edhe Sh.T. Susuk Lim, amabasador i Republikës së Koresë në Shqipëri, resident në Athinë. Ambasadori Lim i porsa akredituar në Athinë ishte në Tiranë për të paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Republikës Sh. T. Ilir Meta.

Ambasadori Korean në fjalën e përshëndetjes ndër të tjera transmetoi një mesazh të vecantë, për ndryshimin e klimës midis dy Koreve, nga një klimë tensioni me spiunë, batare armësh e vrasjesh, sic paraqitet në filmin “I Dyshuari”, në një klimë të re , që sipas ambasadorit shpresohet të sjellë paqe, stabilitet e mirëqenie në Gadishullin e Koresë.

Ambasadori, pasi shprehu kënaqësinë që ka mbi 600 shqiptarë, që praktikojnë artin marcial korean “Tae Kwon Do” i informoi të pranishmit për një sihariq për qytetin e Fierit. Kompania koreane “Yura Corporation” nëpërmejt filialit të saj serb “Yura Corporation d.o.o.” do të investojë në hapjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve elektrike për automjete, kryesisht për t’i eksportuar në Gjermani për të furnizuar Kompaninë “AUDI”.
Sjellim në vëmendje të lexuesit, që kompania “Yura” në Serbi ka 5 fabrika: një në qytetin Raca (ish fabrika jugosllave e falimentuar “Zastava Elektro”), një në Nish dhe tre fabrika ne Leskovac (1 e përfunduar dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2018).

Qyteti i Fierit u zgjodh si vend për këtë investim koreanojugor edhe se në Njësinë Administrative Libofshë jeton një minoritet, që pretendon se është minoritet serb. Fabrika e re pritet të hapë si për fillim 500 vende pune. Kuptohet shumica dërrmuese e të punësuarve do të jenë shqiptarë, por do ketë edhe pak inxhinjerë jugkoreanë dhe teknikë serbë.

Në natën e Filmit Korean në Tiranë, u ndje mungesa e Konsullit të nderit të Republikës së Koresë në Shqipëri, biznesmenit të njohur Agron Papuli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne