Korea e Veriut dhe Jugut kandidate për organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike

Qeveritë e dy Koreve që nga viti i kaluar paralajmëruan paraqitjen e kandidaturës së tyre të përbashkët për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe ndërtimit të paqes në Gadishullin Korean.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” raporton se Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut (KSOC) sot përzgjodhi Seulin si qytet kandidat për pritjen e Lojërave Olimpike.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli fitoi me 49 vota në konkurrencë me Busana, e cila mori votat e 34 delegatëve.

Autoritetet Koresë së Veriut ende nuk kanë përzgjedhur qytetin kandidat, por duke patur parasysh infrastrukturën aktuale, ka gjasa që të jetë kryeqyteti Phenian. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne