Koreja Veriore kërcënon se do ta bëjë “SHBA-në shkrumb e hi”

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë paralajmëruar Uashingtonin për një “sulm super të fuqishëm parandalues”, i cili do ta “bëjë SHBA-në shkrumb e hi”. Kjo vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se Uashingtoni po kërkon të ushtrojë presion ndaj Phenianit mbi programin e tij bërthamor.

“Në rast se sulmi ynë ajror super i fuqishëm ndodh, ai do të fshijë plotësisht dhe menjëherë, jo vetëm forcat pushtuese të imperialistëve amerikanë në Korenë e Jugut dhe në zonat përreth, por edhe në kontinentin amerikan dhe do t’i bëjë shkrumb e hi”, tha Rodong Sinmun, shkruan gazeta zyrtare e partisë qeverisëse të Punëtorëve të Vendit të Veriut, cituar nga Reuters.

Deklarata vjen vetëm një ditë pasi Tillerson, si pjesë e qëndrimit të vijës së ashpër të Presidentit Donald Tramp kundër Koresë së Veriut, tha se SHBA-ja po shqyrton mënyra për të ushtruar presion mbi Phenianin.

“Ne po shqyrtojmë të gjithë statusin e Koresë së Veriut, si në aspektin e sponsorizimit shtetëror të terrorizmit, ashtu edhe në mënyra të tjera në të cilat mund të ushtrojmë presion mbi regjimin e Phenianit për t’u riangazhuar përsëri me ne, por për t’u riangazhuar me ne në një këndvështrim ndryshe nga bisedimet e kaluara,” u tha ai gazetarëve të mërkurën.

Tillerson nuk ishte i vetmi zyrtar i caktuar nga Trampi që bëri të mërkurën vërejtje për Korenë e Veriut.

Duke folur nga “USS Ronald Reagan” në Japoni, Zv/presidenti Mike Pence u zotua për një përgjigje “dërrmuese dhe efektive” ndaj çdo sulmi të mundshëm nga Pheniani, duke theksuar se “shpata është gati”.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis denoncoi njëkohësisht përpjekjen e fundit të lëshimit të raketave të Phenianit gjatë turit të tij në Lindjen e Mesme, duke u thënë gazetarëve në Arabinë Saudite se “udhëheqësi i Koresë së Veriut u përpoq të provokojë diçka të re, duke nisur një raketë”.

Ndërkohë, presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, bëri thirrje të enjten që ministrat e ushtrisë dhe të sigurimit të vendit të tij të qëndrojnë vigjilentë.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut gjithashtu konfirmoi të enjten se Forcat Ajrore të SHBA-së dhe të Koresë së Jugut po kryejnë një stërvitje vjetore – të koduar Max Thunder – deri më 28 prill.

“Ne po kryejmë një stërvitje praktike dhe më intensive se kurrë,” u tha gazetarëve koloneli Lee Bum-chul i forcave ajrore të Koresë së Jugut. “Nëpërmjet këtij ushtrimi, unë jam i sigurt se mund të parandalojmë luftën dhe të largojmë qëllimin e armikut tonë për të na provokuar”.

Kërcënimi i së enjtes nga mediat e Koresë së Veriut vjen pasi Pheniani ka shfaqur një shfaqje muzikore për të shënuar lindjen e ish-liderit Kim Il-sung, e cila përfshinte një video që shfaqi Korenë e Veriut duke goditur SHBA-në me një raketë shkatërruese.

Koreja e Veriut u përpoq por dështoi të nisë një raketë balistike të shtunën e kaluar, pasi njoftohet se ajo shpërtheu pothuajse menjëherë pas nisjes. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne