Korrupsion me kolaudimin e mjeteve, 2 në pranga

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për korrupsion me kolaudimin e mjeteve.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ndodhen shtetasit me inicialet A.T., dhe A.H. Arrestimi i tyre u be pas hetimeve te prokurorise se Tiranes.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Pas nje hetimi disa mujor me metoda speciale te hetimit prokuroria e Tiranes ka arritur te finalizoje me sukses operacionin duke arrestuar dy persona per korrupsion konkretisht shtetasit A.T dhe A.H, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe persona te tjere merrnin shperblim per kalimin e mjeteve ne kolaudim ne kundershtim me kushtet reale teknike si dhe kalimin e mjeteve jashte radhe. Po vijohet per individualizimin dhe gjetjen e provave per autore te tjere.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne