Kosova dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale

Kosova dhe Zvicra nënshkruan marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale. Delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale.

Në një komunikate për media, gjithashtu thuhet se grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Me miratimin e sotëm të marrëveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë”, thuhet në komunikatë.

“Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçar duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë një mundësi mijëra bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës”, përfundon komunikata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne