Kosova do të ndërtojë Muzeun e Genocidit Serb

Qeveria e Kosovës synon të kthejë në Muze të Genocidit, trenin që në vitin 1999 solli në Bllacë të Maqedonisë shqiptarë të Kosovës të larguar me forcë nga vendi i tyre rpej forcave serbe. Në datën 10 prill të këtij viti, në Bllacë mendohet të nisë ndërtimi i Muzeut që do të kalojë nga një konkurs por që do të ketë si pjesë të vetën edhe Trenin.

Memoriali i Genocidit pritet të provokojë reagime nga Serbia, e cila deri më sot nuk ka pranuar asnjëherë se ka kryer spastrim etnik, apo genocide, qoftë edhe në Bosnje, por se sipas saj në këto vende janë kryer krime lufte.

Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, u shpreh për “ekonomiaonline.com” se Kosova synon të padisë Serbinë për genocide në të gjitha instancat ndërkombëtare çka legjitimon nga një pikëpamje edhe lëvizjen e Kosovës për Muzeun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne