Kosova i ben tangerllek Iranit: kritikon qeverine iraniane

Ministria e Punëve të Jashtme te Kosoves përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve.

Kosova e cila lutet nate e dite per njohje nderkombetare, dhe ku ne Kosove protestat shtypen me dhune dhe deputetet e saj shpallen terroriste, ka vendosur ti japi mend Iranit per rregullimin e protestave. MPJ e Kosoves e udhehequr nga xhambazi Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se janë duke ndjekur me vëmendje të shtuar protestat në Iran dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar duke bërë kështu thirrje që këto protesta të ndalojnë në mënyrë paqësore.

‘’Kosova rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kosova u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën’’, thuhet në komunikatë.

Me kete sulm kunder Iranit dhe rreshtim te verber pro administrates amerikane, Kosova i tregon Iranit dhe botes islamike qe eshte nje shtet armiqesor i tyre dhe nuk meriton asnje njohje nderkombetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne