Kosova me pikë doganore në portin e Durrësit

Mallrat transit për tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë të Kosovës, të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në portin e Durrësit, duke filluar nga data 1 janar 2019.

Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, ka deklaruar se ky hap synon shkurtimin e burokracive dhe orët e pritjes të kontrolleve duke krijuar lehtësi në zhvillimin e tregtisë dhe biznesit, sipas një lajmi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Sinani theksoi se sfida më e madhe mbetet realizimi i pikës së përbashkët doganore Morinë–Vërmicë, e cila do të zbatojë parimin “një ndalim-një kontroll”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne