Kosova njësoj si Shqiperia: Liron të dyshuarin si përkrahës i Fetullah Gulenit

Është liruar nga paraburgimi Ugur Toksoy, i kërkuari nga Turqia.

Ugur Toksoy, i kërkuari nga Turqia është liruar nga masa e paraburgimit.

Lajmin për lirimin e Toksoyt e konfirmoi avokati i tij Adem Vokshi nga Firma e Avokatëve Judex.

Avokati tregoi se është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë kërkesa e tij për dorëzani në vlerën e 5 mijë eurove.

Ugur Toksoy ishte arrestuar një javë më parë, ndërsa të shtunën e kaluar i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, ndërsa ai kërkohej nga Turqia si i dyshuar për pjesëmarrje në grushtshtet në korrik të vitit të kaluar.

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne