Kosova sot kremton 10-vjetorin e pavarësisë

Kosova, shteti më i ri i Evropës që më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia, vazhdon të shfaq një pamje të një shteti në të cilin lufta dhe luftimet kanë ngelur në të kaluarën, por që lufton për të zgjidhur shumë çështje.

Kosova sot kremton 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia.

Krahas shumë vështirësive të mëdha Kosova në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike ka shënuar progres në shumë fusha.

Kremtimet e festës së pavarësisë këtë vit do të zgjasin 10 ditë gjatë të cilave do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore, në mesin e së cilës është edhe koncerti i paralajmëruar i këngëtares së famshme Rita Ora.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne