Kosova voton, serbët vazhdojnë sherrin për partitë e tyre, Beogradi ndërhyn në proces

Zyrtari i lartë i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, po qëndron në veri të Kosovës, ku haptazi, publikisht po i thërret serbët e Kosovës që të votojnë Listën Serbe dhe jo partitë tjera të serbëve të Kosovës.

Kjo është ndërhyrje direkte e Serbisë në procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës, ndërsa institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta penguar hyrjen e tij në Kosovë dhe ndërhyrjen në procesin zgjedhor.

Qeveria e Serbisë gjatë tërë javës së kaluar ka përdorur metoda të tmerrshme të presionit për t’i frikësuar serbët e Kosovës dhe në këtë mënyrë mos ta votojnë Partinë e Pavarur Liberale të Sllobodan Petrovicit, i cili pritet të marrë vota të konsiderueshme sidomos nga serbët e Graçanicës dhe malazezët e Kosovës. Shumë anëtarë të partisë së tij janë larguar nga puna me urdhër të zyrës së Gjuricit vetëm pse janë në listën e SLS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne