Kosovaret i falen kardinalit pedofil ne katedralen ”Nëna Terezë” ne Prishtine

Figura e Kardinalit me famë botërore, Theodore McCarrick, i cili po akuzohet se për dekada ngacmoi seksualisht fëmijë, po vazhdon të mbahet në ambientet e Katedrales “Nënë Tereza”. Madje, duket se aty do të mbetet edhe për goxha kohë.


Se çka do të bëhet tutje me këtë portret, nuk e kanë idenë as udhëheqësit e Kishës në Prishtinë. Ata thonë se janë duke e pritur një urdhër nga Vatikani për ta larguar prej aty, shkruan express.

Kanë kaluar më shumë se 1 muaj që prej kur Kardinali me famë botërore Theodore McCarrick dha dorëheqje nga Kolegji i Kardinalëve, pasi u akuzua për abuzim seksual me fëmijë.

Por, edhe pas këtyre akuzave, figura e 88 vjeçarit po vazhdon të mbahet me krenari në ambientet e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë

McCarrick, në kohën kur ishte arqipeshkv i Uashingtonit kishte vënë gurë themelin e Katedrales në Prishtinë.

Në nderim të tij, saktësisht në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, ditën kur u bë shugurimi i Katedrales që mban emrin e saj, u zbulua edhe mozaiku, me portretin e ish-kryepeshkopit që krahas ka figura të kishës katolike por edhe politikës që sipas kishës, ndihmuan në ngritjen e katedrales.

Kjo figurë duket se do të mbetet aty edhe për shumë kohë. Udhëheqësit e kishës po e presin urdhrin nga Vatikani për të marrë ndonjë veprim për këtë çështje.

Se figura e Kardinalit McCarrick nuk është larguar ende nga mozaiku në Katedrale këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express edhe zyrtarë nga Ipeshkvia e Kosovës.

Në Ipeshkvi i kanë thënë Gazetës Express se figura e Kardinalit Theodore po vazhdon të qëndrojë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, por për detaje të tjera kanë sugjeruar që të kontaktojmë me zëdhënësin e Ipeshkvisë, Don Fatmir Koliqin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne