Kosovë – 12 studentë kanë fituar shkollën verore të turqishtes

Instituti “Yunus Emre” në Prishtinë prezantoi shkollën verore të gjuhës turke, e cila tradicionalisht do të mbahet edhe këtë vit. Nga Kosova këtë vit në Turqi do të shkojnë 12 studentë.

Drejtori i institutit për Kosovë, Mehmet Ülker, deklaroi se shkolla verore e gjuhës turke është mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë ata që dëshirojnë ta njohin Turqinë.

“Ka shumë studentë në Kosovë dhe prej tyre që ndjekin kursin dhe që duan të shkojnë për të njohur më mirë Turqinë dhe gjëja më e rëndësishme është që ata të mësojnë turqishten atje dhe të gjithë të shkojnë atje. Për fat të keq, këtë vit gjasat janë më të ulëta, kurse ne gjithashtu do të kërkojmë disa alternativa të tjera për të shkuar në Turqi”, tha Ülker.

Ülker tha se shkollat verore janë të rezervuara për studentët e turkologjisë dhe studimeve orientale dhe për studentët e kursit të gjuhës turke të organizuar nga Instituti “Yunus Emre”.

Vitin e kaluar, 23 studentë u nisën nga Kosova për në Turqi, ndërsa këtë vit do të përfshihen 12 studentë. Numri i studentëve është zvogëluar për shkak të rritjes së vendeve në të cilat Instituti “Yunus Emre” ka hapur zyra.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë në Kosovë, Onur Tayan, tha se shkolla verore mundëson mësimin e gjuhës dhe kulturës turke.

“Aplikoni të gjithë dhe nëse keni shoqëri, le të aplikojnë edhe ata. Do të takoni edhe njerëz nga vende të tjera që nuk janë nga Turqia. Faleminderit për interesimin tuaj në gjuhën dhe kulturën turke”, tha Tayan.

Hussein Güngör, përfaqësues i Institutit “Yunus Emre”, u tha pjesëmarrësve se aplikantët duhet të jenë të moshës 18 deri në 35 vjeç, të kenë aftësi të gjuhës turke minimum në nivelin A2, të mos jenë shtetas turq dhe të mos kenë marrë pjesë në shkollën verore më parë.

“Shkolla verore është shumë e rëndësishme për ju dhe për ne, sepse ne si profesorë të gjuhës turke i shohim rezultatet e punës sonë, ndërsa ju keni mundësi ta mësoni gjuhën dhe kulturën turke. Kjo mund t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat tuaja”, tha Güngör.

Ai deklaroi se shkolla verore është plotësisht pa pagesë dhe se, përveç orëve të gjuhës turke, përfshihen shumë shëtitje kulturore-historike.

Elma Bllaca, studente 23-vjeçare e turkologjisë nga Prishtina, e cila mori pjesë në shkollën verore në vitin 2015, tha se ruan kujtime të mrekullueshme nga Turqia.

“Kur dëgjova se do të shkoja, isha shumë e lumtur, por në të njëjtën kohë mendova se do të ishte e vështirë për mua pa familjen. Megjithatë, kur shkova, pashë se nuk duhet të shqetësohem”, tha ajo.

Ajo lavdëroi profesorët nga të cilët ka mësuar shumë, por gjithashtu theksoi se ka njohur Turqinë dhe shumë persona të njohur.

Shkolla verore këtë vit do të realizohet nga 16 korriku deri më 12 gusht dhe do të organizohet në 28 qytete turke. Afati i aplikimit është nga 19 shkurti deri më 31 mars. Vitin e kaluar ka pasur 700 studentë nga mbi 57 vende, ndërsa këtë vit do të ketë mbi 700 studentë nga më shumë se 60 vende të botës. Në fund të shkollës, studentëve do t’u ndahen certifikata. (Anadolu Agency-AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne