Kosovë – Miratohet projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari”

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të dytë projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Ganimete Musliu, anëtare e komisionit, ka thënë se projektligji është trajtuar mirë dhe janë plotësuar kushtet për procedim.

Komisioni po ashtu ka proceduar për në lexim të dytë edhe projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike.

Anëtari Sali Salihu ka ngritur për diskutim edhe dëmet në kulturat bujqësore në Rahovec dhe në vendet e tjera nga moti jo i qëndrueshëm.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Muharrem Nitaj, ka thënë se në kuadër të planit të punës së Komisionit për pesëmujorin e ardhshëm të këtij viti, me prioritet do të punojnë ngushtë si Komision për dëmet në bujqësi, meqë kjo është mbledhja e fundit për sesionin pranveror./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne