Kosovë, shfaqet filmi turk “Delibal”

Nën organizimin e Institutit Yunus Emre në Kosovë, në teatrin e Komunës së Gjilanit, u shfaq filmi i njohur turk, “Delibal”, me titra në gjuhën shqipe, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker duke theksuar se instituti që ai drejton është duke zhvilluar aktivitetet e tij në shumë vende të botës tha se në Kosovë për momentin kanë tre zyra në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Ai nënvizoi se janë duke punuar që t’i zhvillojnë aktivitetet e institutit jo vetëm në këto tri qytete, por në mbarë Kosovën duke përfshirë edhe qytetet e tjera të Kosovës.

“Filmi do të jetë filmi i dytë i shfaqur këtë vit në Gjilan. Ne në bashkëpunim me institucionet relevante në Kosovë do të organizojmë shfaqjen e filmave turq edhe në qytetet e ndryshme të Kosovës”, tha Ülker.

Duke folur për interesimin e njerëzve në Gjilan, Ülker u shpreh se janë të kënaqur me interesimin e gjithë popullatës së këtij qyteti.

“Momentalisht salla ku shfaqet filmi është thuajse e mbushur plotësisht. Ne jemi të lumtur për faktin se e ndjejmë afërsinë dhe interesimin e njerëzve në mbarë Kosovën”, u shpreh Ülker.

Ndryshe, “Delibal” është realizuar në vitin 2015 nga regjisori Ali Bilgin në të cilin luajnë aktorët e njohur në Turqi, Çağatay Ulusoy dhe Leyla Lydia Tuğutlu.

Ky film është shfaqur pa pagesë për të gjithë artdashësit në qytetin e Gjilanit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne