Kosovë, shkarkohet ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm në Kosovë Bejtush Gashi u shkarkua sot nga detyra. Partia e Behgjet Pacollit, AKR ka thënë për RTK se Gashi u shkarkua për shkak se gjatë kohës që ka qenë në krye të ministrisë nuk ka punuar aq sa duhet dhe performanca nuk ka qenë e mirë.

Sekretari Organizativ pranë AKR Rrahim Pacolli tha se Bejtush Gashi u shkarkua për shkak se puna e tij mund të ishte edhe më e mirë. “AKR e ka në praktikë që të bëjë vlerësimin e secilit ministër. E kemi bërë vlerësimin e Bejtush Gashit si ministër të Brendshëm dhe në fund është vendosur bashkërisht në parti që ai të shkarkohet nga detyra”, tha ai. Pacolli deklaroi se AKR akoma nuk e ka vendosur se kush do të vijë tashmë në vend të Gashit. Po AKR më herët kishte shkarkuar Flamur Sefajn si ministër të Brendshëm dhe në atë kohë e kishte emëruar pikërisht Bejtush Gashin.

Nga AKR thanë se paraprakisht është vendosur një emër se kush mund të bëhet ministër i Brendshëm dhe ai quhet Ekrem Mustafa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne