Kosove: vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

Zyrtarë të Policisë së Kosovës  thanë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë, sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi,  tha  se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne