Kozmonauti rus ka filmuar nga hapësira perëndimin e hënës (VIDEO)

Kozmonauti rus, Oleg Artemyev, me detyrë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ka postuar një video mahnitëse në llogarinë e tij në mediat sociale. Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, kozmonauti ka ndarë me ndjekësit çastet e ‘perëndimit të hënës’ së filmuar nga ISS.

Imazhet e hënës e cila zhduket gradualisht në horizontin e botës, u përhapën me shpejtësi në mediat sociale dhe brenda një kohe të shkurtër morën qindra pëlqime dhe shpërndarje.

Burimi : Sputnik News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne