KPK shkarkon gjyqtarin e Kushtetueses, Gani Dizdari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar për këtë gjyqtar probleme me pasurinë si dhe me pastërtinë e figurës, pasi sipas verifikimeve përkatëse ai shoqërohet me persona me precedentë penalë, ndër të cilët përmendet edhe nipi i tij A.L.

A.L rezulton të jetë dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Konkretisht, ai së bashku me persona të tjerë kanë ushtruar ndikim në vitin 2012 tek një trupë gjykuese e Gjykatës së Lartë, që të lirohej një person i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar se gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne