Opinion

Krah për krah kundër fashizmit amerikan

nga Tamer Korkmaz.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro deklaroi humbjen në përpjekjen e grushtit të shtetit të nisur nga një grup ushtarësh të lidhur me opozitën: Shteti fashist amerikan dhe kukulla e tij më e dobishme në Venezuelë, Juan Guadio, u zhgënjye edhe një herë tjetër.

Ne po flasim për shembullin më aktual të asaj se si demokracia nuk është asgjë tjetër përveç se një mashtrim optik i Shteteve të Bashkuara, të cilat tentuan një grusht shteti nëpërmjet mercenarëve të saj në Venezuelë.

Grusht shteti është “sinonim” i Shteteve të Bashkuara.

*

Kur tentativa e grushtit të shtetit në Venezuelë u ndal, këtë herë shteti bandit amerikan filloi të jepte sinjalet e pushtimit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha në një intervistë për kanalin televiziv Fox News: “Ne preferojmë tranzicionin paqësor të qeverisë, megjithatë nëse ndërhyrja ushtarake do të jetë e nevojshme, atëherë kjo do të jetë gjithashtu e mundur”.

Pompeo nuk ka “certifikatë për sjellje të mirë”

Pompeo, i cili para se të bëhej sekretar i shtetit kishte qenë shefi i CIA-s, kishte përshkruar Turqinë në Twitter në ditën që pasoi tentativën për grusht shteti në 15 korrik, si një “diktaturë totalitare islamike”.

Sikur organizata e tyre terroriste e Fetullah Gylenit (FETÖ) të arrinte sukses në grusht shtetin e natës së 15 korrikut, atëherë sipas Pompeos “Demokracia do të kishte ardhur në Turqi”.

Çfarë është ajo që ata e quajnë “tranzicion paqësor”?

Sa herë që zëdhënësit e shtetit bandit amerikan përmendin “paqen”, duhet të zgjedhësh një formë të vdekjes dhe ta dish se menjëherë do të ndjekin të gjitha llojet e luftërave, shkatërrimeve, mizorive, egërsive, torturave, barbarizmave dhe brutaliteteve.

Asaj, që çizmë lëpirësi i Izraelit i quajtur Pompeo, ju referua si “tranzicion paqësor”, është një grusht shteti i ushtarëve të udhëheqësit të opozitës Guaido.

Kjo është ajo që shteti amerikan dhe banditët e tij, të cilët punojnë si agjentë kundër Turqisë nga brenda vendit për interes të daj Semit, ja prezantojnë botës si “demokraci”.

*

Evangjelisti amerikan, zëvendëspresidenti Mike Pence, i bëri thirrje opozitës që të komplotonte për grusht shteti në Venezuelë me fjalët: “SHBA-ja është pranë jush derisa liria dhe demokracia të rindërtohen.” Dhe ai e tha këtë pa pikën e turpit!

*

Nëse preferencat demokratike të njerëzve në çdo vend nuk përputhen me pritjet dhe kërkesat e kritereve të shtetit tiran amerikan, reagimi i tij është një tentativë për grusht shteti. Nëse kjo nuk funksionon, përpjekja për grusht shteti pasohet nga “ndërhyrja ushtarake”. Ata thonë, “djemtë tanë nuk mundën të menaxhojnë dot grushtin e shtetit, atëherë do të vijmë që tju pushtojmë”.

Ata ndjejnë keqardhje për dështimin në rrëzimin e qeverisë

Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë gënjeshtrën e “Vlerave Demokratike Perëndimore” prej partnerëve të brendshëm (si Ertuğrul Özkök dhe të ngjashëm) të agjentëve amerikanë, të cilët kanë vite që flasin për to, sikurse edhe në rastin e incidenteve në Venezuelë.

Të gjithë këta agjentë ndikimesh, të pozicionuar në një zonë të gjerë duke filluar nga politika deri tek mediat, janë hidhëruar jashtëzakonisht shumë për dështimin e Daj Semit në rrëzimin e Maduros.

Lidhjet e CIA-s

Këta agjentë të pozicionuar në mesin tonë nuk janë të ndryshëm nga mercenarët e veshur me bluza me flamurin amerikan, që protestojnë për rrëzimin e Maduros.

Ata protestues të veshur me bluza amerikane T-shirt janë gjithashtu një lloj ushtrie e ushtrisë amerikanë.

Leopoldo Lopez, komandanti i dytë i opozitës pas Juan Guadios që u përpoq të zhvillonte një grusht shteti në Venezuelë, është i lidhur me CIA-n. Edhe një herë shtigjet e tyre janë takuar sërish me atë të Pompeos./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE