Krahasimi/ Fotot që shpërndan PS kundër fotove të PD-së për protestën

Edhe kjo protestë nuk i shpëtoi dot lojës së vogël të sasisë së njerëzve në bulevard, përballë cilësisë së kauzës të opozitës.

Deri mbremjen e të shtunës, kryeministri Edi Rama preferoi të heshtë, por kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti nuk i ka rezistuar një statusi dhe dy fotove në Facebook.

“Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot” shkruan Gjylameti që ka publikuar në profilin e saj në Facebook këto foto nga lart të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Por nga fotot që ka shpërndarë Partia Demokratike pjesëmarrja në protestë ka një pamje tjetër, për të mos llogaritur pastaj shifrën që dha ish kryeministri Berisha për mbi 500 mijë veta në protestë. Më poshtë shikoni fotot që ka shpërndarë Partia Demokratike:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne