Politologu Afrim Krasniqi duke analizuar sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News, shprehet se rruga e PD-së drejt pushtetit nuk kalon nga PS dhe LSI, por nga marrëveshja me qytetarët.

Krasniqi: Rruga e PD-së drejt pushtetit nuk kalon as nga PS dhe as nga LSI-ja, kalon tek një marrëveshje me qytetarët dhe t’i bindë qytetarët. Gjithmonë ka kohë të bindë votuesit nëse vërtet je në gjendje të ofrosh diçka.

Është e vërtetë që ekspertët gjermanë kanë ndihmuar për programin ekonomik të PD-së dhe si është e mundur që duhet 4 muaj për t’u printuar. E shoh trend pozitiv rritjen e Libra dhe PDIU. Njerëzit që i kundërvihen sistemit janë njerëzit më kurajoz.

10