Krerët e grupit terrorist ISIS pas ikjes nga Mosuli i Irakut dhe nga Raka e Sirisë, janë strehuar në qytetin Al Mejadin.

Agjencia e lajmeve Associated Press duke cituar burimet siriane, ka njoftuar se shumcia e krerëve të grupit terrorist ISIS kanë ikur nga qyteti Raka i Sirisë dhe Mosul i Irakut dhe janë strehuar në provincën Dejr El-Zur të Sirisë, gjegjësisht në qytetin Mejadin që ndodhet në kufi të Sirisë me Irakut. Vlen të theksohet se provinca Ninva me qendër Mosulin në Irak, që nga 17 tetori është shndërruar në një arenë luftimesh mes forcave irakiane dhe grupit terrorist ISIS. Ndërkohë edhe ushtria e Sirisë gjatë ditëve të fundit ka hyrë në provincën Raka dhe ka marrë kontrollin e disa zonave të kësaj province dhe po vazhdon avancimin drejt qytetit Raka./ PT

20