Ka nisur dita e dytë e takimit të Kretës, ku Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati po bisedon me homologun grek Nikos Kotzias, së bashku me stafet e tyre, për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Burime nga MEPJ, bëjnë të ditur për ATSH se, bisedimet e një dite më parë kanë vijuar për më shumë se 14 orë.

Takimi zhvillohet në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre po diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe.

Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


18