Kreu i Hezbollahut Nasrallah: Jam i gatshëm të shkoj në Iran për ushtrinë e Libanit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka thënë se është “i gatshëm për të siguruar sisteme të mbrojtjes ajrore nga Irani për ushtrinë e Libanit kundër Izraelit”.

Me rastin e 40 vjetorit të revolucionit të Iranit, Nasrallah foli në një aktivitet të organizuar në jug të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit dhe shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar Libanin në zona të ndryshme.

Duke vënë në dukje qeverinë e Teheranit, ai u shpreh kështu: “Atje është një mik i madh dhe i sinqert i cili nuk dëshiron asgjë nga ne”, duke shtuar se: “Unë jam një mik i Iranit dhe jam gati të furnizoj ushtrinë libaneze me mbrojtje ajrore për t’iu kundërvënë planeve luftarake izraelite. Madje jam i gatshëm që të bëjë gjithqka që nevojitet për t’u bë ushtria më e fortë në rajon. Jam i gatshëm edhe të shkoj në Iran për këtë.”

Nasrallah, i cili pyeti se pse ishte injoruar mbështetja e Iranit ndaj tyre, u shpreh se: “Ne insistojm q t mos ja kthejm shpinën këtij miku i cili përveç ruajtjes, zhvillimit dhe shkencës, do të na mbrojë edhe në fushën ndërkombëtare.”

Nasrallahu vuri në dukje se problemi më i rëndësishëm me të cilin do të ballafaqohet Këshilli i Ministrave libanez në këtë periudhë është rryma. Ai u shpreh se Irani mund ta zgjidhë këtë çështje në më pak se një vit me kosto shumë të ulët.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne