Kreu i Kishës Ortodokse serbe Patriarku Irine: Ndryshimi i kufijve, i papranueshëm

Kreu i Kishës Ortodokse serbe Patriarkut Irinej është shprehur kundër ndarjes eventuale të Kosovës.

Ai po ashtu e ka quajtur të papranueshme edhe ndryshimin e kufijve, duke thënë se “Serbia pa Kosovën nuk është Serbi”.

“Sikur njeriut që i nxirret zemra, ai nuk është më një njeri i gjallë”, tha Patriarku Irinej për agjencinë RIA Novosti, gjatë një vizite në Moskë.

Ai theksoi se qëndrimi i Serbisë dhe i Kishës Ortodokse Serbe është që në tërësi të respektohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – ‘për të siguruar autonomi dhe liri të plotë për shqiptarët, por që territori i Kosovës të mbetet brenda Serbisë’.

“Ky është qëndrimi i Kishës sonë dhe ky qëndrim u formulua nga Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe”, tha Patriarku Irinej.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne