Kreu i opozitës turke ia kalon Erdoganit: Në 2019-ën do marr ishujt grekë të Egjeut

Kreu i partisë më të madhe opozitare turke, Kemal Kilikdaroglou, ka kërcënuar hapur Greqinë për ishujt e Egjeut. Të paktën kështu shkruan tabloidi grek, “Protothema”, sipas të cilit, politikani turk ka folur të shtunën duke dekalruar madje se ishujt e Egjeut do të merren në vitin 2019.

“Greqia ka pushtuar 18 ishuj të Egjeut, plus një ishull të vogël shkëmbor. Ministri grek i mbrojtjes u përgjigj “Ejani dhe merrini”. Do të vij në 2019-ën dhe do t’i marr të gjithë këta ishuj. E dini pse e them këtë? Ata thoshin të njëjtën gjë për Qipron. Dhe çfarë bëri kryeministri Eçevit? Ai shkoi dhe mori Qipron”, është shprehur Kilikdaroglou.

Tabloidi grek shkruan se qëndrime të tilla janë në kontekstin një përpjekjeje për të fituar vota nacionalistësh, ndërkohë që të njëjtin qëndrim mban prej kohësh edhe presidenti Erdogan dhe partia e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne