Kreu i parlamentit të BE-së thotë se qeveria e Musolinit bëri edhe gjëra të mira për Italinë

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, është etiketuar përsëri si një simpatizant i fshehtë fashist pasi tha se qeveria e Benito Musolinit bëri edhe gjëra të mira për Italinë.

Politikani italian i BE-së beri disa lëvdata të matura ndaj politikave të diktatorit famëkeq dhe njëkohësisht aleatit të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u shfaq në një emision popullor në Radio 24. Tajani pranoi se Mussolini kishte bërë shumë gjëra të tmerrshme, që nga bashkimi me forcat e Gjermanisë naziste, i cili ishte një veprim vetëvrasës për Italinë, imponimi i ligjeve raciste kundër hebrenjve dhe deri tek vrasja e kundërshtarit të tij politik, Giacomo Matteottit, i cili u vra nga pjesëtarët e policisë sekrete fashiste, por që dyshohet se mbas asaj vrasjeje qendronte Musolini.

Megjithatë “ai bëri gjëra pozitive për infrastrukturën e vendin tonë”, tha Tajani.

Le të jemi më objektiv. Unë nuk jam fashist, nuk kam qenë kurrë fashist dhe unë nuk ndaj mendimin e tij politik, por që të jemi të ndershëm, ai ndërtoi rrugë, ura, ndërtesa … ai përmirësoi shumë pjesë të Italisë tonë.

Pavarësisht të folurës së tij me maturi, shumë persona u zemëruan nga fjalët e tij, duke përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të BE-së. Disa thanë se është pikërisht ajo që tha se nuk është, një simpatizant e fshehtë i fashizmit.

Tajani iu përgjigj kritikave duke ripërsëritur se ai është një antifashist dhe akuzoi kritikët për shtrembërimin e fjalëve të tij.

https://twitter.com/EP_President/status/1105910849988976641

Politikani italian pa një valë të ngjashme akuzash në shkurt pasi mori pjesë në një ceremoni për të përkujtuar vdekjen e ushtarëve italianë të vrarë nga partizanët jugosllavë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa njerëz, përfshirë edhe presidentin dhe kryeministrin slloven, thanë se fjalimet e mbajtura atje, në të cilat vrasjet u krahasuan me spastrimet etnike, ishin “revizionizëm historik”.

Tajani menjëherë kërkoi falje për fyerjen e shkaktuar dhe tha se nuk kishte pasur ndërmend të lëndonte ndjenjat e askujt.

“Në fjalën time desha të theksoj rrugën e paqes dhe pajtimit midis popujve italianë, kroatë dhe sllovenë dhe kontributin e tyre në projektin evropian”, tha ai në një deklaratë.

Mussolini ishte një nga liderët e  shumtë politikë të krahut të djathtë evropian që u bashkuan me Gjermaninë naziste të Hitlerit dhe përfundoi duke vuajtur pasojat. Zgjedhja që ai bëri u provua fatale, pasi u kap dhe u ekzekutua menjëherë nga partizanët italianë. Të tjerët dolën më mirë. Francisko Franko i Spanjës qëndroi neutral gjatë luftës dhe mbeti në pushtet deri në vitin 1975 si një aleat i çmuar i NATO-s. Carl Mannerheim i Finlandës manovroi nga lufta kundër Bashkimit Sovjetik përkrah nazistëve në nënshkrimin e një armëpushimi të veçantë si dhe nisi një luftë të re kundër trupave gjermane që po tërhiqeshin./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne