KRG vazhdon të izolohet, Irani mbylli portën kufitare

Qeveria iraniane mbylli portën kufitare Pervezhan, që është një nga tre portat kufitare që ka me Administratën Rajonale Kurde të Irakut.

Drejtori i portës kufitare, Pervezhan, Ali Tevfik, në një deklaratë të bërë tha se pala iraniane mbylli portën kufitare që hapej drejt qytetit Sylejmanije të Irakut.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për shkak të këtij zhvillimi ka ndaluar lëvizja tregtare si dhe hyrjet dhe daljet në këtë portë kufitare.

Ndërmjet Iranit dhe Administratës Rajonale Kurde të Irakut gjenden tre porta kufitare nga ku bëhen edhe kalimet e naftës dhe produkteve tregtare.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Iranit përgënjeshtroi lajmin se Teherani mbylli portën kufitare me Irakun.

Ministria iraniane tha se ku lajm është i pavërtetë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne