Krime që rrallë thuhen në parlament (Video)

Në parlamentin shqiptar është folur shpesh për krime apo kriminelë në nivel akuzash sa personale aq edhe politike. Një retorikë që pak ka të bëjë me mirëqënien e njerëzve  dhe “kanibalizmin” që ushtrohet mbi kafshët e imëta, mishi i të cilave përdoret për konsum të gjerë në popullatë.

Edhe në këtë pikë mbizotëron kriteri jonjerëzor, brutaliteti për qëllime përfitimi dhe inekzistenca e agjencive shtetërore për të kontrolluar këtë pjesë të zinxhirit të sigurisë ushqimore.

Ndoshta për shkak të ndjeshmërisë personale, si ish-veteriner deputeti socialist i Lushnjës Bujar Çela denoncoi në parlament krimin që sipas tij po ndodh me therjen e bagëtive në shkelje jo vetëm të standardeve humane, por edhe të kritereve shkencore.  Të tilla denoncime nuk marrin vëmendjen e medias, e cila është e fokusuar tërësisht te lufta politike që siç kemi parë në fund të ditës përfundon në Pazar dhe shtrëngime duarsh.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=51_pKKbCbLU]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne