Krimineli fatlum shqiptar perfiton një larje këmbësh nga Papa

Papa Francesku ka shkuar në burgun “Paliano” në krahinën e Frosinone ku ka mbajtur Meshën e “Darkës së Zotit”.

Papa Francesku ka mbajtur sot një meshë në burgun e famshëm ku vuajnë dënimin kriminelë të rrezikshëm shkruan e përditshmja italiane “IL GIORNALE”.

Gjatë ceremonisë Papa i ka larë këmbët 12 të burgosurëve që kërkojnë faljen e perëndisë.

Papa ju ka puthur këmbët të burgosurve midis të cilëve kanë qënë 3 gra, një mysliman, një argjentinas dhe një shqiptar.

“Zoti do kështu, nga fillimi në fund”, mësohet tu ketë thënë papa të burgosurve.

Kjo ceremoni bëhet në respekt të të njëjtit veprim që bëri Isai (Jezu Krishti) me 12 dishepujt e tij të burgosur. Por ata kishin të tjera akuza për burgosjen e tyre, ndërsa këta të burgosur për krime të ndryshme, mbi cfarë kriteri përzgjidhen për të përulur deri këtu një Papë?
Mesa duket edhe figurat e larta të Kishës Katolike janë përfshirë nga formaliteti i riteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne