Krishtlindjet 2018: Irani dhe Siria tregojnë respekt, Izraeli dhe Arabia Saudite nuk duan t’ia dinë

nga Neil Clark.

Krishtlindjet janë një moment i vullnetit të mirë për të gjithë njerëzit. Ose të paktën ashtu duhet të jetë. Por ndërkohë që të këqinjtë e Lindjes së Mesme të Perëndimit, Irani dhe Siria shfaqën një atmosferë dhe frymë Krishtlindjesh, aleatët më të ngushtë të tij, Arabia Saudite dhe Izraeli nuk e bënë këtë.

Irani demonizohet nga neokonët perëndimorë me qëllimin që ta shohim si vendin e një regjimi të keq, “përbindësh” i fanatikëve fetarë që i urren të gjithë.

Por kjo bie në kundërshtim me mesazhin e ministrit të jashtëm të Iranit Javad Zarif i cili në prag të krishtlindjeve shkroi një mesazh krishtlindjesh ku uronte paqe dhe gëzim për të gjithë në vitin 2019.

Gjithashtu kjo bie në kundërshtim edhe me ngjarjen në shtator ku Zarif uroi hebrenjtë në Iran dhe në mbarë botën për një vit të ri të gëzuar, plot me paqe dhe harmoni.

 

 

Na është thënë në mënyrë të përsëritur se regjimi iranian është anti-semit, por a ju urojnë anti-semitët hebrenjve një Rosh Hashanah të lumtur? Nëse është kështu, atëherë kemi një përkufizim mjaft të çuditshëm.

Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu shkroi në 26 dhjetor edhe një mesazh të vullnetit të mirë për komunitetin e Zoroastrian të Iranit.

Në kontrast me këtë konsideratë të Teheranit për njerëzit e besimeve të ndryshme, kemi mungesën e urimeve për festat nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Një javë përpara se Ministri i Jashtëm i Iranit të shkruante në Twitter pozitivisht për Jezusin, Autoriteti Doganor i MBA-së konfirmoi në platformën e mediave sociale se pemët e Krishtlindjeve ishin të ndaluara të hynin në mbretëri për sezonin festiv.

Në fakt, përkundër numrit të madh të të krishterëve nga vendet e tjera që punojnë në vend, duke përfshirë edhe shumë britanikë, mbajtja e çdo shërbese apo përkujtimi të Krishtlindjeve në Arabinë Saudite është rreptësisht e ndaluar. “Sezoni i Krishtlindjeve, shpesh një sezon ku të krishterët në mbarë botën janë më të gjendur, është një periudhë e tensionuar për të krishterët në Arabinë Saudite, të cilët duhet të festojnë në fshehtësi, duke rrezikuar arrestimet dhe dëbimet”, tha në vitin 2016 Jeff King, president i International Christian Concern.

Imagjino të jesh i krishterë dhe të mos jesh në gjendje të festosh hapur festën e lindjes së Krishtit. Kjo ndodh në Arabinë Saudite, megjithatë udhëheqësit perëndimorë, të prirur shumë për t’u mbajtur leksione të tjerëve mbi “të drejtat e njeriut” dhe “liritë fetare”, qëndrojnë të heshtur, duke preferuar të kritiokojnë Iranin, vend në të cilin Krishtlindjet festohen hapur.

Siria është një tjetër vend i konsideruar monstruoz nga lobi për luftën e pafundme, megjithëse përkundër të gjitha rrethanave, fryma e Krishtlindjeve aty ruhet akoma. Festime të mëdha u mbajtën këtë vit edhe në Aleppo dhe Damask. A ju kujtohet Alepoja?

Ai u rimor nga Ushtria Arabe Siriane prej rebelëve islamikë dy vjet më parë pikërisht në këtë muaj, ndërsa ndërhyrësit, neokonët/liberalët si dhe shumica e klasës politike e portretizuan atë si gjënë më të tmerrshme. Deputeti Ian Austin tha se njerëzit në Alepo u përballen me ‘masakra’.

Deputeti John Woodcock e cilësoi gazetën Morning Star si ‘llum tradhtarësh’ për referimin si një ‘çlirim’, që i bëri rimarrjes së Alepos nga forcat siriane. Por nëse shikoni në fotografitë e të krishterëve që festojnë përsëri Krishtlindjet, të cilat ishin ndaluar nga “rebelët” e përkrahur nga Perëndimi, mund të shihni se shkronja ‘L’ ishte me të vërtetë e përshtatshme.

Këtë vit në Damask, festimet u ndotën nga një tjetër akt agresioni kundër Sirisë nga një vend i mbështetur prej Perëndimit, me të cilin Ian Austin dhe John Woodcock, rastësisht kanë qenë ‘miqtë’ e tij parlamentarë.

Në mbrëmjen e 25 dhjetorit, shpërthime të zëshme mund të dëgjoheshin shtatë milje larg qendrës së Damaskut. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se goditjet e avionëve izraelitë F-16 në ditën e Krishtlindjeve rrezikuan dy fluturime civilësh, si dhe plagosën tre persona nga personeli i kompleksit të logjistikës.

Cilido qoftë qëndrimi juaj për çështjet e Lindjes së Mesme si dhe lënia mënjanë e paligjshmërive të operacioneve sa herë që ato ndodhin, pyetja që vjen është: a duhej vërtet Izraeli të bombardonte Sirinë në ditën e Krishtlindjeve?

A do të zvogëlohej më shumë “siguria” për Izraelin nëse sulmet do ndodhnin në 28 dhjetor dhe jo në 25? Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri përshëndetjet e Krishtlindjeve për “miqtë e krishterë” në Izrael dhe në mbarë botën që në 24 dhjetor, por pse forcat e tij sulmuan një vend ku të krishterët po festonin një ditë më vonë?

Vetëm imagjinoni britmat e mëdha nëse Rusia do të kishte kryer sulme ajrore mbi objektivat e Ukrainës mbrëmjen e 25 dhjetorit. Në të vërtetë, revista amerikane Newsweek, duke bërë çmos për të rritur sado pak më tej tensionet Lindje-Perëndim, e parashikoi një ngjarje të tillë pikërisht javën e kaluar. Ata botuan një artikull në prag të eventit të Krishtlindjes, i cili fillonte me fjalët: “Ndërsa njerëzit në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara pregatiten për rehatinë e pushimeve, riten shanset se Rusia do të mund të përfitojë nga shpërqendrimi për të nisur sulme ndaj fqinjit të saj Ukrainës, thonë ekspertët. ”

Dhe kush janë këta ‘ekspertët’ e përmendur. Imagjinojeni, ata ishin të gjithë nga Këshilli i Atlantikut.

 

Surpriza e papritur e ekspertëve ishte e gabuar. ‘Monstra’, Rusia nuk i nisi sulmet ndaj Ukrainës gjatë Krishtlindjeve, por ishte Izraeli ai që sulmoi Sirinë. Prej atyre që do të ishin çjerrë nga zëri i lartë nëse një veprim i tillë i pabesë do të ishte urdhëruar nga Kremlini, pati vetëm heshtje.

Edhe Shteti Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL) ishte gjithashtu i zënë me bombardime në ditën e Krishtlindjeve. Grupi i gjenocideve kreu sulme vetëvrasëse me bomba në Ministrinë e Jashtme të Libisë në Tripoli të martën në mëngjes, duke vrarë tre vetë dhe duke lënë të lënduar dhjetëra të tjerë.

Asnjë nuk pret që ISIS-i të respektojë Krishtlindjet, megjithatë ju do të prisnit që udhëheqësit perëndimorë e kombeve mbizotëruese të krishtera ta konsiderojnë grupin si armikun publik numër një. Megjithatë, në Siri, SHBA-ja dhe aleatët e saj e mirëpritën zgjerimin e grupit pikërisht sepse kërcënonte qeverinë laike të Bashar al-Asadit, mbrojtësen e të krishterëve. Një raport i deklasifikuar i zbulimit amerikan parashikonte se nga gushti i vitit 2012 do të krijohej një “emirat salafist në Sirinë Lindore” dhe thoshte se kjo ishte “pikërisht ajo që fuqitë mbështetëse donin për opozitën, në menyrë që regjimi sirian të izolohej”.

Për më tepër, një regjistrim i ish-Sekretarit të Shtetit John Kerry, pranonte se SHBA e kishte lejuar ISIS-in që të zgjeronte territorin e tij për të kërcënuar Damaskun.

Në të njëjtën kohë, ata që luftonin ISIS-in dhe skuadrat e tjera të vdekjes të lidhura me al-Kaidën në Siri, përkatësisht Ushtria Arabe Siriane, Rusia, Irani dhe Hezbollahu, portretizoheshin si ‘monstruozë’ nga Perëndimi dhe makinerite e propagandës së aleatëve të tij rajonalë.

Reflektoni këtu: Nuk ishin forcat e Sirisë, Rusisë, Iranit apo Hezbollahut dhe ndjekësit e tyre që masakruan në vitin 2015 në një plazh të Tunizisë britanikët dhe perëndimorët e tjerë që festonin, por ishin anetarët terroristë të ISIS-it që mendohet të jenë stërvitur në një kamp xhihadist në Libinë fqinje, qeveria e të cilit u rrëzua me forcë nga fuqitë e NATO-s katër vjet më parë. Ngjashëm me këtë, nuk ishin forcat e Sirisë, Rusisë, Iranit apo Hezbollahut dhe ndjekësit e tyre ato që kryen sulme vrasëse kundër civilëve në Paris, Nice, Bruksel dhe Londër, apo në tregjet e Krishtlindjeve në Berlin dhe Strasburg.

Respektimi i Krishtlindjeve është një test i qartë vërtetues, pasi na tregon më shumë për aktorët e përfshirë, veçanërisht nëse ata nuk janë vetë të krishterë.

Kritikimi i ashpër ndaj atyre që shfaqin qartë frymën e duhur të atmosferës së Krishtlindjeve, dhe të bërit e një syri qorr ndaj atyre që nuk duan t’ia dinë, nxjerr në pah hipokrizinë spektakolare të atyre që janë në pushtet në Perëndim që pretendojnë se mbështesin ‘vlerat e krishtera’, por që në fakt bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i përmbysur ato.

Nëse dikush në këtë Krishtlindje ka nevojë për një pagëzim të stilit Ebenezer Scrooge, ky është vetë ‘përbindëshi-vrasës’./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne