Kriza e raketave, del në ankand harta e sulmit amerikan në Kubë (Foto)

Në Boston do të nxirret në ankand një hartë e Kubës, ekspozimi i së cilës është një rikthim në ditët e errëta të Luftës së Ftohtë. Ishte presidenti i atëhershëm amerikan, John Fitzgerald Kennedy, i cili konsultoi hartën që  tregon dhjetra objektiva ushtarake në vendin komunist. Harta është një prej dokumentave nga kriza e raketave kubane. Një konfrontim që shpërtheu në tetor të vitit 1962 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik dhe që zgjati 13 ditë pasi raketat balistike sovjetike u instaluan në Kubë.

Domethënia historike e hartës qëndron në faktin se ajo solli dy superfuqitë e epokës shumë afër një lufte bërthamore. Kriza erdhi pas instalimit të raketave sovjetike me mbushje bërthamore në territorin e Kubës, si kundërpërgjigje ndaj  SHBA-ve për instalimin e raketave bërthamore në territorin e Britanisë së Madhe, Italisë dhe veçanërisht Turqisë.

Kriza filloi kur një avion spiun amerikan fotografoi zbuloi ekzistencën e raketave sovjetike në Kubë. Më 22 tetor, John Kennedy në fjalën e tij foli për rrezikun global të luftës bërthamore dhe njoftoi se Marina e SHBA do t’i imponojë një bllokadë detare të Kubës, për të kapur anijet sovjetike që do të përpiqeshin për t’u afruar në Kubë.

Udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov foli për shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke sugjeruar tërheqje reciproke, Bashkimi Sovjetik nga Kuba dhe Shtetet e Bashkuara nga Evropa dhe Azia. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, U Sithou Thandie ndërhyri personalisht, duke u dërguar mesazhe John Kennedy-t dhe Nikita Hrushov-it. Më 28 tetor u bë e ditur se instalimi i raketave në Kubë do të ndalej, dhe raketat e vendosura do të ktheheshin në Bashkimin Sovjetik.

Nga ana tjetër Kennedy u zotua se Shtetet e Bashkuara nuk do të pushtonin Kubën, ndërsa pranoi fshehurazi se raketat amerikane ishin në territorin turk. Tani, pas rreth gjysmë shekulli më vonë  harta që vlerësohet në 20,000 dollarë  mësohet se mbështetet në shënimet e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Robert Mc Namara. Pas krizës, presidenti amerikan thuhet se i riktheu hartën përsëri ministrit, duke e quajtur atë një “hartë të fitores”.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne