Kriza G7, lufta e brendshme e Perëndimit: Pas 24 qershorit Turqia do të shastisë botën

NGA IBRAHIM KARAGUL

Ata që përgjakën gjeografinë tonë duke thënë se “shtetet islame do të luftojnë në votrën e tyre”, tashmë kanë nisur grindjet në votrën e tyre. Kur ne themi se “Perëndimi do të luftojë brenda tij” kjo kuptohet si diçka e thënë me ekzagjerim, por konsiderohet si një veprim normal kur ata përgatiten të gjuajnë me goditjen e fundit ndaj Islamit dhe të shenjtave të muslimanëve pasi kanë shtyrë drejt krizave një pjesë të madhe të gjeografisë së muslimanëve të cilët formojnë boshtin kryesor të sipërfaqes së tokës.

Perëndimi vepron, SHBA-të janë të fuqishme, ata kanë të drejtë ndërsa shtetet dhe popujt që kanë pësuar padrejtësi janë fajtorë, shtetet në rajonin tonë janë fajtorë, ne nuk na mjafton fuqia kundër tyre, thjesht përgjunjohemi dhe përkulemi, kështu, apo jo!

Jo, nuk është kështu… Situata nuk është aspak kështu. Ka një dallim të jashtëzakonshëm mes pamjeve që na janë treguar ne dhe realitetit. Nëse çdo gjë e perceptojmë në këtë mënyrë së pari duhet të shpëtojmë mendjet tona nga robërimi, duhet të ngrejmë perden që kemi para sysh.

Pa mundësuar lirinë mendore nuk mund të mundësojmë lirinë e Turqisë dhe të gjeografisë. Kauzën e madhe të Turqisë, madje edhe zgjedhjet e 24 qershorit, mund t’i ndërtojmë fuqishëm dhe duke qenë pretendentë në këtë ndërtim në masë të normës se sa kuptojmë me pamjen reale që qartësohet në shkallë globale.

Përleshja po bëhet mes forcave qendrore: Po realizohen veprime vdekjeprurëse!

Nëse ndiqni me kujdes ato që janë përjetuar vetëm në disa muaj të fundit nga SHBA-të në Kore, nga Gjermania në Itali, nga Anglia në Indi, nga Rusia në Kinë, nëse arrini të perceptoni se përse po e sulmojnë kaq shumë Turqinë do të mund të jeni lajmëtarë në lidhje me të, botën e së ardhmes. Kështu mund të arrini në vendime edhe në lidhje me ekonominë, politikën dhe tendencat shoqërore.

Problemi i madh i botës nuk është Lindja e Mesme. Gjeografia jonë është gjeografi qendrore, si rrjedhojë të gjitha forcat zënë vend në “frontet e gatshëm” për larjet e hesapeve të tyre. Ndërsa kur veprojnë kështu mundohen të pushojnë zërin e fuqishëm të botës muslimane që lartëson kundërshtimet ndaj tyre. Mirëpo kacafytja e vërtetë po ndodh mes forcave qendrore. Në fushën e ekonomisë dhe në larjet e hesapeve në gjeopolitikë tashmë ky është një realitet që nuk mund të fshihet.

Le të fokusohemi pak mbi grindjet Angli-Rusi. Të qëndrojmë pak mbi grindjet SHBA-Rusi. Të tërheqim vëmendjen mbi zhvillimet që provokojnë Europën të konfliktohet me Rusinë. Të tërheqim vëmendjen se si SHBA-të mundohen të mbrojnë forcën rreth Kinës, se si konkurrenca për pushtet në Paqësor ka marrë një trajtë vdekjeprurëse. Të tërheqim vëmendjen mbi boshin Kinë-Rusi, në realitetin se si SHBA-të janë shndërruar në të vetmuar në shkallë botërore dhe se si perceptohen si forcë e pakontrolluar dhe e rrezikshme, në realitetin se si tashmë fuqia qendrore e BE-së është shpërndarë.

Teza sipas së cilës “Perëndimi do të luftojë brenda tij” nuk është një pretendim dosido

Të tërheqim vëmendjen se si SHBA-të dhe Europa pas krizës ekonomike të vitit 2008 tashmë u rrokullisën drejt krizës së demokracisë, se shtynë me vetëdije dhe me dëshirë në planin e pasëm të drejtat e njeriut dhe demokracinë, se lanë mënjanë gjithë përfitimet pas Luftës së Dytë Botërore, se nxorrën në plan të parë pretendimet historike të shteteve, se u munduan të forcojnë fushën e pushtetit qendror, se përcaktuan si qëllim të vetëm fuqisimin e mburojave të mbrojtjes në fushën ekonomike dhe në atë të sigurisë.

Edhe kriza e vitit 2008, po ashtu edhe kriza e sotme e demokracisë dhe e lirisë janë konflikti dhe problemi i brendshëm i Perëndimit. Është kriza e shteteve qendrore. Duhet të theksojmë se kjo nuk është kriza e shteteve përreth ose e shteteve që lartësohen.

Fjalia në formën “Perëndimi do të luftojë brenda tij” nuk është një fjali e thjeshtë. Pasi dy luftërat botërore që shkatërruan njerëzimin u nisën si lufta të brendshme të Perëndimit. Ata që përgatitën plan në mënyrë që shtetet islame të luftonin mes njëri-tjetrit nuk do të mund të zotërojnë mundësinë e parandalimit të shtyrjes së Perëndimit edhe një herë në luftën e tij të brendshme.

Si duhet ta kuptojmë krizën G7? Mos vallë po shpërndahet “qendra” e Atlantikut?

Nga kriza që u përjetua në Samitin G7 në Kanada duhet të arrijmë në rezultate shumë të rëndësishme. SHBA-të, të cilat mblodhën mbi vete mllefin dhe urrejtjen në shkallë botërore, këtë herë ndoshta për të parën herë u refuzuan nga Europa, të cilën e mbante nën kujdestari. Madje u has me kundërshtime të fuqishme.

Veprimet e ashpra dhe vulgare të qeverisë së Washington alarmoi si Europën ashtu edhe gjithë botën. Prandaj edhe sugjerimi i Francës në formën e “një G6 jashtë SHBA-ve” nuk është më kot. Fakti që Gjermania e ndjeu veten të detyruar t’iu prijë përpjekjeve të daljes nga mbrojtja e SHBA-ve si padroni i Europës nuk është një ndryshim dhe një pikëkthesë e thjeshtë.

Mirëpo çështja është edhe shumë përtej krizës së brendshme të Perëndimit. Forcat aziatike po lartësohen me hapa të mëdhenj, me kundërshtime të mëdha. Dhe të gjithë veprojnë me një mendim themelor në çështjen e refuzimit të sovranitetit global të Perëndimit. Një pas një po bien teoritë e sovranitetit të Perëndimit, teori këta të bazuara në shekuj të tërë. Perëndimi po humb qendrën e botës, po largohet së qeni qendër, po shtyhet drejt larjeve të brendshme të hesapeve.

Kjo është humbja më e madhe e fuqisë që pas lartësimit të Europës…

Kjo nuk është pikëkthesa e parë që pas Luftës së Parë Botërore, por ndoshta mund të rezultojë me pikëkthesën më të madhe që ka marrë lartësimi i Europës që nga data kur ka marrë botën nën kontroll. Nëse e mendojmë në aspektin e qytetërimeve mund të themi madje edhe se historia po kthehet në të kundërtën e saj.

Përpjekjet e Trump për të shtuar pushtetin në Paqësor duke përdorur “Globin e paqes” janë shenja e një pesimizmi dhe mungesë shprese. SHBA-të, të cilat më parë sabotonin vazhdimisht bashkimin e dy Koreve tani po mundohet të bashkojë këta dy Kore dhe të ndërtojë një front më të fuqishëm përballë Kinës. Por sidoqoftë SHBA-të prej shumë kohësh e kanë humbur mbështetjen e qendrës së botës. Ndoshta do të jenë SHBA-të ata që do të dëshmojnë ngritje-zbritje, konflikte dhe mungesë qëndrueshmërie në periudhën e Trump-it.

Pasi ndërsa Trump-i vepron kështu nuk do të mund të zotërojë forcën e parandalimit të bashkëpunimit të disa shteteve të fuqishëm të Europës me Rusinë dhe me Kinën, pra nuk do të mund të mbrojë kopështin e pasëm ose prapavijën. Ndërsa ai ndërton fronte të rinj rreth Kinës dhe Rusisë këta shtete po shtojnë fuqitë e tyre bashkë me fuqitë e Europës në një normë të habitshme, po ashtue edhe herë pas here arrijnë të ndërhyjnë seriozisht në problemet e brendshme të Europës.

Pas 24 qershorit Turqia do të jetë shteti i pretendimeve të mëdha

Mënyrën e njëjtë të pozicionimit në frontë në Siri e shohim në normë më të madhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Të njëjtin pozicionim në fronte në gjeografinë tonë shohim se është përhapur nga Paqësori e deri në brigjet e Atlantikut. Tani ky pozicionim në fronte del në plan të parë si një çarje dhe krismë e thellë sa të mund të varrosë aleancën e Atlantikut. Ky është edhe kuptimi i krizës së G7-ës.

Pas zgjedhjeve të 24 qershorit Turqia do të jetë njëri prej aktorëve të larjeve të mëdha të hesapeve, të pretendimeve dhe të përpjekjeve të mëdha. Do të jetë shteti kryesor përcaktues i gjeografisë sonë. Do të jetë shteti i vetëm që do të mund të ndryshojë qendrën e gravitetit në pikëpamjen e pozicionit që ka mes larjes së hesapeve mes Lindjes dhe Perëndimit. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të jemi një shtet i fuqishëm.

Në momentin që neglizhojmë ose nuk marrim në konsideratë këtë realitet ajo larje e madhe hesapesh do e ndajë këtë shtet në pjesë të vogla. Po qëndrojmë mbi linjën më të qartë sizmike të larjes së hesapeve mes forcave. Nuk kemi shans të qëndrojmë më këmbë në një gjeografi të tillë duke u strehuar tek dikush ose duke iu përgjëruar dikujt.

Shteti që të fal admirim: Ne këtë e quajmë si ‘kthimi i historisë’

Krejt në të kundërt Turqia ka ndjekur rrugën e drejtë dhe prej 15 vitesh po akumulon një forcë të jashtëzakonshme. Ky rrugëtim duhet të vazhdojë. Është i detyruar të vazhdojë. Pasi rimëkëmbja e Turqisë dhe përllogaritja e hesapeve të gjeografisë nga ana e saj do të vetëdijësojë të gjithë rajonin. Kjo gjithmonë kështu ka ndodhur. Prandaj edhe jemi të detyruar që procesin e 24 qershorit ta kalojmë në një formë sa më të shëndetshme dhe më pak problematike. Pasi këta zgjedhje nuk janë çështje e politikës së brendshme, por janë zgjedhje në normë të luftës dhe përpjekjes së madhe që theksuam edhe më lart. Ne gjithsesi këtë e kemi shtjelluar edhe në lidhje me sulmin e 15 korrikut që u organizua prej disa kombesh njëherësh.

Çështja se “Perëndimi do të luftojë brenda vetes” sot është çështja më e rëndësishmë e botës. Pasi kjo ngjarje po jep shenjat e “luftës së tretë të madhe të brendshme të Perëndimit”. Drejt cilës së ardhme po përparon njerëzimi, cilat forca do të fshihen nga skena e historisë, cilat shtete do të jenë shtete që do të lartësohen, si do të ndryshojë graviteti i botës dhe si do na ndikojë kjo ne, çfarë përgatitjesh duhet të bëjë Turqia dhe si duhet ta fuqizojë më shumë veten? Ja, këta janë pyetjet për të cilat duhet të kërkojmë përgjigje.

Përshtati në shqip/ Frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne