Kroacia del mbi “heretizmin”

Parlamenti i Kroacisë ka ratifikuar Konventën e Stambollit për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, pavarësisht nga kontradiktat e Kishës Katolike që  vazhdon të ushtrojë një ndikim të madh në vend.

Me mbështetjen e Kishës Katolike dhe partisë konservatore në pushtet HDZ shumë kroatë ishin kundër ratifikimit të kësaj Konvente, që angazhon shtetet në luftën kundër dhunës ndaj grave, përdhunimit martesor dhe linçimit të organeve gjenitale femërore.

Protestuesit dhe Kisha Katolike e konsiderojnë këtë Konventë  një mekanizëm për të legjitimuar “teorinë gjinore” dhe duke minuar vlerat tradicionale të familjes dhe krishterimit. Kundër ratifikimit të Konventës së Stambollit pati protesta me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve në Zagreb dhe Split. Kisha Katolike ka arritur në pikën që e quajti “heretike” Konventën e Stambollit.

Ministri Andrei Plenkoviç kishte premtuar se ligji për ratifikimin e Konventës do të përfshinte një nen që do të specifikonte se “teoria gjinore që  mohon dallimet mes burrave dhe grave nuk do të futej në shkolla” dhe se nuk do të ndërmerrej asnjë ndryshim në Kushtetutë, dhe nenit që thotë se martesa është bashkimi i një gruaje me një burrë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne