Kroacia heq dorë nga blerja e F-16 të përdorur izraelitë

Problemi lindi kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk miratuan transferimin në një vend të tretë të teknologjisë që zotërojnë avionët në fjalë dhe që është teknologji amerikane. Problemi në fjalë shkaktoi edhe anulimin e vendimit për shitblerjen e avionëve.

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit shkoi në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb për t’u takuar me zyrtarët e Ministrisë kroate të Mbrojtjes.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç njoftoi në një konferencë shtypi pas takimit se ata e kishin anuluar vendimin për blerjen e avionëve, ndërsa shtoi se kjo nuk do t’i shkaktonte ndonjë dëm material vendit të tij.

Krstiçeviç shpjegoi se delegacioni izraelit i kishte informuar ata mbi mosmiratimin nga ShBA-ja të avionëve luftarakë të tipit F-16, për blerjen e të cilëve ishte arritur marrëveshja më parë (Izrael-Kroaci), duke shtuar se janë të hapur për të bashkëpunim me Izraelin, të cilin e cilësoi si një “vend partner”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Kroacisë në mbledhjen që kishte mbajtur më 27 mars 2018 kishte vendosur për blerjen nga Izraeli të 12 avionëve luftarakë të përdorur të tipit F-16, dhe ky vendim më pas ishte miratuar edhe nga qeveria.

Dy avionët e parë ishin planifikuar ti dorëzoheshin Kroacisë në vitin 2020, gjashtë në 2021 dhe katër të fundit në 2022.

Sipas tenderit me vlerë 500 milionë dollarë, pilotët dhe inxhinierët kroatë do të trajnoheshin e stërviteshin nga izraelitët./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne