Kroacia nuk respekton viktimat e luftës në Ballkan

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka kritikuar zyrtarët dhe mediat kroate për refuzimin e tyre për të marrë parasysh vendimet përfundimtare të gjykatës mbi luftën e Bosnjës të viteve 1990, duke thënë se qëndrimi i Zagrebit në mënyrë të qartë nuk respekton viktimat e luftës.

“Shpresonim që zyrtarët dhe mediat kroate do të vepronin më me përgjegjësi dhe do të promovonin pranimin e fakteve, por për fat të keq kjo nuk është ajo që po shohim”, tha të dielën kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Bramertz. “Në vend të kësaj, ka përsëri një refuzim masiv për të respektuar procesin gjyqësor dhe faktet e vërtetuara dhe pala kroate pretendon se kriminelët e dënuar të luftës janë në fakt heronj”, tha ai duke shtuar: “Ky mohim nuk i respekton viktimat”. Deklarata e Bramertz vjen disa ditë pasi një gjykatë e apelit e mbështetur nga Kombet e Bashkuara konfirmoi dënimet për gjashtë ish-komandantët kroatë të Bosnjës për krimet e kryera kundër myslimanëve boshnjakë gjatë konflikteve në Ballkan. Bramertz tha se i vjen keq për vdekjen e gjeneralit kroat Slobodan Praljak, por insistoi që keqardhja për këtë vdekje të mos vijë në kurriz të vuajtjeve të mijëra njerëzve që u prekën nga urdhrat e tij gjatë luftës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne