Kroatët sot votojnë në zgjedhjet lokale

Qytetarët kroatë sot iu drejtuan qendrave të votimit për zgjedhjet lokale.

Votimi ka nisur në orën 07:00. Në zgjedhje garojnë gjithsej 47.601 kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kroaci (DIP) deklaroi se për votimet në Zagreb janë hapur 612 qendra votimi ndërsa në të gjithë vendin 6.618 qendra votimi.

Në zgjedhjet ku marrin pjesë 126 parti politike, do të përcaktohen drejtuesit e rinj për 428 bashki, drejtuesit për 127 kryebashki si dhe drejtuesit e 21 kantoneve.

Parashikohet që në votime të marrin pjesë 3.719.157 votues.

Ndër të tjera në deklaratën e DIP thuhet se në votime do të jenë me detyrë mbi 12 mijë vëzhgues vendas dhe të huaj.

Ndërsa qendrat e votimit do të mbyllen në ora 19:00, shkruan AA, transmeton KosovaPost.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne