LIBER: KRONOLOGJIA E NGJARJEVE 1991-1999 NE KOSOVE

Kronologjia e ngjarjeve

1991 – 1999

në Kosovë

(Burimi: „Westliche Demokratien und Humanitäre militärische Intervention“, Michael Dischl,

Zürich 2002;

Shqip: „Demokracitë perëndimore dhe intervenimi ushtarak humanitar“, Micheal Dischl, Cyrih

2002; Përkthej Xhavi Muslija)

Përshkrim i shkurtër

Këtu po prezentoj ndoshta kronologjinë më të detajuar rreth ngjarjeve nga viti 1991 deri në 1999 rreth qështjeve politike që kanë të bëjnë me Kosovën dhe akterët politike ndërkombëtarë. Sigurisht se ka shumë ngjarje që nuk janë të pasqyruara këtu, por siç duket autori është fokusuar në datat politike, e veçmas ato në raport me bashkësinë ndërkombëtare e që kanë quar në intervenimin ushtarak të saj në Kosovë.

Kjo kronologji është nxjerrur nga libri i sipërshënuar, i cili është punuar në kuadër të mbrojtjes së temës së doktoratures nga autori në universitetin e Cyrihut.

Përkthimi është bërë nga gjermanishtja në shqip dhe është bërë përpjekje për t’i qendruar besnik fjalorit dhe terminologjisë origjinale edhe përkundër mospajtimeve të ndryshme (p.sh. cilësimi i sulmeve të UCK-së si sulme terroriste etj.)

1991

9

Mars

Presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviç lëshon tanket kundër

një demostrate paqësore. Të pakten dy demostrues u vranë dhe shumë u

plagosen.

6

Maj

Për shkak të cenimit të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi, SHBA i ndalin

ndihmat ekonomike për Republiken Federale të Jugosllavisë.

25 Qershor

Sllovenia dhe Kroacia shpallin pavarsinë e tyre.

1

Korrik

KSBE (Konferenca për siguri dhe bashkëpunim europian) i fton palët në

konflikt që mënjeher t’i ndalin luftimet. Armata Jugosllave tërhiqet pastaj në

kazerma.

5

Korrik

BE (Bashkësia Europiane) ngritë embargo të armëve kundër Jugosllavisë.

22 Shtator

Parlamenti i shqiptarëve të Kosovës shpall pavarsinë e Republikes së Kosovës

5

Nëntor

SHBA-te dhe BE e bëjnë përgjegjëse RF e Jugosllavisë për shtypjen e pakicave

kombëtare dhe ngritin sanksioni kundër federatës.

1992

27 Prill

Serbia dhe Mali i Zi e shpallin republiken federale të Jugosllavisë.

15 Maj

Këshilli i sigurimit të KB ngrit embargo për ekonomi, naftë dhe linja ajrore

kundër Serbisë dhe Malit të Zi.

24 Maj

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë: Ibrahim Rugova zgjidhet

president, LDK-ja e tij fiton në përlament 96 nga 144 ulëset. Zgjidhjet u

shpallen ilegale nga Beogradi.

30 Maj

RF e Jugosllavisë përjashtohet nga organizatat ndërkombëtare dhe pas

miratimit të UNSCR 757 (1992) ngarkohet me sanksione të gjëra ekonomike.

8 Qershor

Antarësia e Jugosllavisë në KSBE suspendohet.

14 Gusht

Për vëzhgim të drejtave të njeriut në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë, krijohet

një mision i KSBE (Konferencës për siguri dhe bashkëpunim europian).

26 Gusht

Konferenca e parë për ish Jugosllavinë mbahet në Londër.

Shtator

Dërgohen punëtorët e misionit afatgjatë të OSBE-së.

22. Dhjetor

Presidenti i SHBA-ve George Bush sen. paralajmëron Millosheviçin, se një luftë

në Kosovë do të qoj në intervenim ushtarak të perëndimit.

1993

28

Shkurt

Presidenti amerkan Bill Clinton në një fjalim paralajmëron Millosheviçin se

SHBA-të do të veprojnë ushtarakisht kundër Serbisë nëse konflikti në Kosovë

eskalon.

28

Korrik

Pasiqë misioni i KSBE kritikon shtypjen e shtuar ndaj popullsisë shqiptare të

Kosovës, udhëheqja serbe dëbon ketë mision nga Kosova.

16

Shtator

Rugova takon një delegacion të KSBE në Prishtinë dhe kërkon ndihmë

ndërkombëtare për shqiptarët e Kosovës.

1994

3 Shkurt

Gjatë një takimi me Rugovën në Washington, Klintoni tregohet i shqetësuar

për situatën në Kosovë.

5 Maj

Ministri i jashtëm britanik Douglas Hurd fton udhëheqjen serbe që t’iu jap

shqiptarëve të Kosovës të drejta politike, kulturore dhe civile dhe refuzon

përpjekjet për një pavarsi të Kosovës.

1 Qershor

Në Beograd ndodhin bisedime të fshehta mes udheheqjes shqiptare të

Kosovës dhe qeverisë së Serbisë.

18 Shtator

Një raport nga Amnesty International paralajmron për një „eskalim të

rrezikshëm“ të cenimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.

1995

7 Shkurt

Edhe përkundër sanksioneve ndërkombëtare kundër RF të Jugosllavisë,

kryeministri rus Viktor Qernomirdin kerkon një zonë të tregtisë së lirë të

përbërë nga Rusia dhe RF Jugosllave.

28 Shkurt

Rusia nënshkruan me RF të Jugosllavisë një marrëveshja bashkëpunimi

ushtarak që do të hynte në fuqi pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare

kundër RF Jugosllave.

Gusht

Armata kroate merr Krajinen dhe përndjekë rreth 180 000 serb.

Gusht

Nën protestim të popullsisë shqiptare të Kosovës, Serbia i sjell në Kosovë

dhjetra mijëra refugjat serb nga Bosnja e Hercegovina dhe Krajina.

8 Shtator

Presidenti rus Boris Jelcin nënshkruan një marrëveshje, përmes së cilës Rusia

obligohet për ndihmë humanitare ndaj RF të Jugosllavisë.

15 Shtator

Këshilli i sigurimit të KB e zgjeron suspendimin e sanksioneve kundër RF të

Jugosllavisë (aviacion, kontakte kulturore etj.) të kufizuara deri në Mars 1996.

22 Nëntor

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dayton-it, SHBA-të heqin sanksionet

kundër RF të Jugosllavisë. Këshilli i sigurimit të OKB-së heq embargon e

armëve ndaj të gjitha republikave të ish Jugosllavisë.

1996

Janar

UCK-ja del së pari në skenë, me çrast pranon disa sulme me bomba.

11 Shkurt

UCK-ja bën sulme me bomba ndaj pesë kampeve të refugjatëve serb.

Shkurt

Franca e njeh RF të Jugosllavisë. Britania e madhe, Suedia, Danimarka,

Hollanda, Portugalia, Italia dhe Gjermania pasojnë këtë hap të Francës.

26 Shkurt

Përshkak të represioneve të vazhdueshme kundër popullatës shqiptare të

Kosovës nga policia serbe, BE ngrit embargo të armëve kundër RF të

Jugosllavisë.

5 Maj

Grupi i kontaktit kërkon autonomi të zgjeruar për Kosovën në kuadër të

kufinjëve të RF të Jugosllavisë.

1 Shtator

Millosheviçi dhe Rugova nënshkruajnë një marrëveshje për normalizim të

sistemit të arsimit në Kosovë.

1 Tetor

Me UNSCR 1047 (1996) hiqen të gjitha embargot kundër RF të Jugosllavisë

(Përjashtim Fondi ndërkombëtare monetar, Banka europiane për rindërtim e

zhvillim dhe Banka Botërore).

Tetorë

Përfaqësues të RF të Jugosllavisë dhe Gjermanisë mirren vesh për kthimin e

100 mijë azilkërkuesve shqiptar në Kosovë.

3 Nëntor

Opozita e bashkuar Zajedno i fiton zgjedhjet lokale në 15 qytete serbe, ndër to

edhe në Beograd dhe Nishë.

Dhjetor

Pas anulimit të fitores zgjedhore të opozitës nga qeveria qendrore serbe,

opozita e bashkuar Zajedno organizon demostrata masive në qytete të

Serbisë.

27 Dhjetor

Komisioni zgjedhor i OSBE-së fton qeverinë e Serbisë që t’a pranoj fitoren e

opozitës.

1997

Janar

Rektori serb i Universitetit te Prishtinës plagoset nga një atentat i UCK-së.

12

Janar

Grupi i kontaktit takohen për shkak të krizës së vazhdueshme në Serbi. SHBA-

të publikojnë një komunikatë përmes së cilës kërkohet ngrirja e

marrëdhënjeve tregtare me Serbinë.

13

Janar

500 mijë njerëz demostrojnë në Beograd kundër manipulimit të zgjedhjeve

nga Millosheviçi.

20

Janar

Këshilli i Europës i fto palët e konfliktit në Kosovë që të gjejnë një zgjidhje dhe

kërkon autonomi të zgjeruar për Kosovën.

4 Shkurt

Pas 84 ditësh demostrata, Millosheviç i njeh fitoren opozitës në zgjedhjet

lolake.

4 Mars

Kthimi i IKRK (kryqit të kuq) në Shqipëri.

28 Mars

Këshilli i sigurimit të OKB-së autorizon përmes kapitullit VII të Kartës së OKB-së

dërgimin e Multilateral Protection Force (MPF) në Shqipëri (UNSCR 1101

(1997)). Shkak i kësaj ishte prishja e rendit dhe ligjit pas shkapërderdhjes së

sistemit piramidal.

Prill

Bisedime joformale mes palës serbe dhe shqiptare të Kosovës në New York

ndikojnë në qetësimin e situatës në Kosovë.

Prill

Forca prej 7 mijë vetash e MPF nën komanden italiane arrin në Shqipëri për të

mbikqyrur ndihmat humanitare dhe zgjedhjet e lira.

15 Maj

Ministerja e jashme amerikane Madelein Albright bisedon me Millosheviçin në

Beograd. Në agjendë ishin implementimi i marrëveshjes së Dayton-it dhe

situata në Kosovë.

24

Qershor

Opozita e bashkuar Zajedno shkatërrohet përshkak të mendimeve të

ndryshme.

27

Qershor

Nën vëzhgimin e OSBE-së dhe MPF në Shqipëri i fiton zgjedhjet parlamentare

partia socialiste e Fatos Nanos. Demokratët e Sali Berishës i humbin zgjedhjet.

23

Korrik

Millosheviçi zgjidhet president i RF të Jugosllavisë.

31

Korrik

Presidenca e BE-së kërkon nga Millosheviçi ndryshim të politikës së tij ndaj

Kosovës dhe heqje dorë nga dhuna.

15

Shtator

Këshilli europian kërkon nga organet përgjegjëse që t’i rishqyrtoj

marrëdhënjet me RF e Jugosllavisë.

21

Shtator

Blloku i majt i Millosheviçit (SPS) dhe gruas së tij Mira Markovic (JUL) e humb

shumicen absolute të deritanishme në zgjedhjet parlamentare. Nga gjithsej

250 ulëse SPS dhe JUL marrin 110, partia radikale 92 dhe „levizja për përtritje

të Serbisë“ 45. „Serbia demokratike“ dhe partitë tjera i bojkotojnë zgjedhjet

përshkak të kushteve të padrejta parazgjedhore.

24

Shtator

Grupi i kontaktit tregohet i shqetësuar me tensionet mes serbe dhe

shqiptarëve të Kosovës në Kosovë dhe kritikon kushtet e padrejta te

zgjedhjeve parlamentare serbe te 21 Shtatorit.

3 Tetor

Demostrata më e madhe shqiptare në Prishtinë që nga 1989 shpërbëhet

dhunshëm nga policia. LDK-ja kthehet kundër protestes së hapur studentore.

5 Tetor

Në Serbi dështojnë zgjedhjet presideciale për shkak se pjesmarrja në zgjedhje

ishte nën 50%.

6 Tetor

Këshilli europian dënon dhunën e policisë serbe në Beograd dhe Prishtinë dhe

kërkon zbatimin e marrëveshjes për arsim mes Millosheviçit dhe Rugovës, si

dhe një dialog mes zyrtarëve serb dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të

Kosovës.

19

Tetor

Milo Gjukanoviç i fiton zgjedhjet kundër besnikut të Millosheviçit, Bulatoviç,

dhe bëhet president i Malit të Zi.

10

Nëntor

Këshilli europian dëshiron të vazhdoj me strategjinë e nxitjes pozitive kundrejt

RF të Jugosllavisë.

13

Nëntor

Millosheviçi viziton RP të Kinës dhe nënshkruan një marrëveshje

bashkëpunimi me presidentin kinez Jiang Zemin. Kina premton mbështetja

financiare prej 100 milion dollarë amerikan në këmbim të pranimit nga

Jugosllavia të politikës „një Kinë“.

28

Nëntor

Në Laushë (Kosovë) dalin për herë të parë në publik luftëtar të UCK me

uniforma.

Nëntor

Millosheviçi refuzon oferten ndërmjetësuese ndërkombëtare që ishte me

qëllim të krijimit të një statusi të veçant për Kosovën.

16

Dhjetor

Konferenca e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

22

Dhjetor

Shqiptarët e Kosovës i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare serbe.

29

Dhjetor

Ish ministri i jashtëm jugosllav Milan Millutinoviç zgjidhet president i Serbisë

30

Dhjetor

Policia serbe i mbyll të gjitha shkollat shqipe në Prishtinë dhe qytetet e tjera të

mëdha të Kosovës.

1998

4 Janar

UCK shpallet si „ushtria e shqiptarëve të Kosovës“ dhe që dëshiron të luftojë

për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

7 Janar

UCK-ja paralajmëron zgjerimin e luftimeve në Maqedoni.

8 Janar

Sqarim i grupit të kontaktit rreth konfliktit në Kosovë.

19 Janar

Gjenerali i përgjithshëm i NATO-s, Gjeneral Klark, dhe udhëheqësi i komitetit

ushtarak të NATO-s, gjenerali Naumann, takohen me Millosheviçin në

Beograd.

28 Janar

Këshilli europian dënon represionin serb në Kosovë dhe fajson policinë për

eskalim të dhunës.

23 Janar

I dërguari i posaqëm amerikan Robert Gelbard viziton Millosheviçin.

Amerikanët bëjnë lëshime në Beograd, përveq tjerash zbutjen e disa

sanksioneve dhe lejimin për një konsullat jugosllave në New York.

25 Shkurt

Grupi i kontaktit potencon se nuk mbështet as pavarsinë e as mbajtjen e

status-quos në Kosovë. Principet për zgjidhjen e konfliktit duhet të bazohen në

integritetin territorial të RF Jugosllave dhe duke i pasur parasysh të drejtat e

shqiptarëve të Kosovës.

28 Shkurt

Policia speciale (PJP) dhe njësia kundër terrorit (SAJ) të ministrisë së

brendshme të Serbisë (MUP) fillojnë me një ofenzivë kundër UCK-së. Në

rajonin e Drenicës në Kosovë gjatë luftimeve përdoret artileri e rëndë. Mbi 80

shqiptar të Kosovës vriten.

29 Shkurt

Këshilli europian kërkon ndaljen e dhunës dhe sheh hapsirë të madhe veprimi

për ndalim të konfliktit.

1 – 8 Mars

Ofenziva serbe vazhdon: PJP dhe SAJ sulmojnë Prekazin e ulët dhe Llaushën në

rajonin e Drenicës, ku rreth 100 njerëz vdesin dhe shumë civil shpërngulen.

2 Mars

SHBA-të dënojnë dhunën e Serbisë në Kosovë dhe kërcnojnë me rikthim të

sanksioneve më të forta kundër RF Jugosllave. Qeveria britanike fton të dyja

palët në konflikt në përmbajtje.

3 Mars

BE shprehet tejet e shqetësuar rreth trazirave të dhunshme në Kosovë dhe

fton palët që të zgjidhin konfliktit në mënyrë paqësore. Nga policia serbe

kërkohet që t’iu përmbahen të drejtave të njeriut.

5 Mars

SHBA-të i tërheqin koncesionet e 23 Shkurtit dhe vëjnë sanksione në fuqi.

Gelbardi i përseritë paralajmërimet e presidentit amerikan George Bush sen.

të vitit 1992, që SHBA-të ka mundësi të intervenojnë ushtarakisht në Kosovë.

Ministri i jashtëm britanik Robin Cook bën bisedime me Millosheviçin në

Beograd, por Millosheviçi refuzon të flas për Kosovën

Sqarim i NATO-së rreth konfliktit në Kosovë.

6 Mars

Ministrat e jashtëm të grupit te kontaktit gjatë takimit të tyre në Londër

kërkojnë terheqjen e policisë speciale serbe (PJP) dhe njësive kundër terrorit

(SAJ) deri me 19 Mars dhe kërcnojnë me ngritje të sanksioneve. Grupi i

kontaktit emëron ish kryeministrin e Spanjës Felipe Gonzales si ndërmjetës

dhe dënon dhunën e UCK-së.

Gelbardi kërcnon me intervenim ushtarak amerikan në Kosovë.

11 Mars

Këshilli i përhershëm i OSBE-së kërkon nga RF e Jugosllavisë që të pranojë

kthimin e misionit afatgjatë të OSBE-së në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë.

13 Mars

Këshilli i sigurimit të OKB-së miraton një embargo të armëve kundër RF të

Jugosllavisë. Po ashtu kërkohet fillimi i bisedimeve për autonomi.

17 Mars

Ministri i jashtëm rus Jevgenij Primakov përpiqet të bind Millosheviçin që të

pranoj misionin bisedes të Gonzalesit.

18 Mars

Në perëndim të Kosovës, veçmas në Pejë, zgjerohet dhuna mes UCK-së dhe

policisë.

20 Mars

BE-ja vendos embargo të armëve kundër RF të Jugosllavisë dhe ndalim të

hyrjes së zyrtarëve serb që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë. Ndihma

ekonomike hiqet.

21 Mars

Ministrat e jashtëm te Gjermanisë dhe Francës, Klaus Kinkle dhe Hubert

Vedrin bëjnë përpjekje në Beograd që të sigurojnë terheqjen e policisë

speciale serbe (PJP) dhe njësisë kundër terrorit (SAJ) nga Kosova.

22 Mars

Shqiptarët e Kosovës nën pjesmarrje të lartë zgjedhore caktojnë prapë

Ibrahim Rugoven si president të tyre.

23 Mars

Një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës lejon rihapjen e

shkollave shqipe në Kosovë dhe kjo përshendetet nga BE.

24 Mars

Në Serbi SPS, JUL dhe radikalët krijojnë një koalicion të ri qeverisës. Vojislav

Sheshelj bëhet zëvendësministër i brendshëm i Serbisë. Qeveria e re serbe

potencon se nuk do të bisedoj me shqiptarët e Kosovës.

25 Mars

Grupi i kontaktit i vën ultimatum RF Jugosllave që brenda katër javësh të filloj

me shqiptarët e Kosovës nj dialog pakushte dhe bisedime serioze rreth

statusit të Kosovës.

31 Mars

Këshilli i sigurimit të OKB-së vendos një embargo për armë kundër RF

Jugosllave (UNSCR 1160 (1998)). Shkak për këtë ishte perdorimi i tepruar i

dhunës nga njesitë policore serbe kunder personave civil dhe demostratave

paqësore në Kosovë dhe aktet e terrorit nga UCK, respektivisht mbështetja e

tyre nga jasht përmes vënjës në dispozicion të mjeteve financiare, armëve dhe

ushtrimit. Serbet dhe shqiparet e Kosovës nxiten të hynë në dialog me njëri-

tjetrin.

1 Prill

Këshilli europian kërcnon Serbinë me vendosje të „masave tjera“ në rast të

cënimit të të drejtave të njeriut kundër popullatës civile dhe njëkohësisht

premton rinjohjen e RF Jugosllave në organet ndërkombëtare në rast të

përmirësimeve të dukshme në sferën e të drejtave të njeriut.

7 Prill

Presidenti serb Milan Millutinoviç nuk pranohet si partner diskutimi nga

shqiptarët e Kosoves. Kërkon bisedime në nivel federal nën mbikqyrje të

ndërmjetësve të huaj.

17 Prill

UCK-ja futet nga bazat e Shqipërisë në Kosovë, me çrast ushtria jugosllave

reagon me një ofenzivë të madhe kundër pozicioneve të UCK-së pranë kufirit

me Shqipërinë. Qeveria e Shqipërisë kërkon dërgimin e trupave të NATO-s për

të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Shqipëri.

20 Prill

Kërkesa e RF të Jugosllavisë në Mart të vitit 1998 për t’u pranuar në këshillin

europian refuzohet me arsyetimin se Serbia duhet të bej përpjekje për

zgjidhje paqësore në Kosovë.

22 Prill

Komisioni i të drejtave të njeriut i OKB-së dënon represionin serb në Kosovë.

23 Prill

Gjatë një pyetje të popullates (Referendumi) në Serbi refuzohet pjesmarrja e

ndërmjetësve ndërkombëtar për konfliktin e Kosovës (pjesmarrja në vota

73%).

27 Prill

Sanksionet e BE-së kundër RF Jugosllave hyn në fuqi. Ndër të tjera këto

përfshijnë një ndalesë të eksportit të mallrave ushtarake dhe një ndalesë të

investimeve.

29 Prill

Grupi i kontaktit potencon kërkesat e deritanishme dhe paralajmëron ngritjen

e aseteve ndërkombëtare të RF Jugosllave. Rusia shprehet kundër kësaj.

30 Prill

Sqarim i NATO-s për konfliktin në Kosovë.

9 Maj

Përkundër opozitës ruse, grupi i kontaktit i forcon sansionet kundër Serbisë.

15 Maj

Me ndërmjetësimin e SHBA-ve me Richard Holbrook, Millosheviçi dhe pala

shqiptare e bisedimeve (Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli, Veton

Surroi) pajtohen në Beograd për bisedime pa parakushte dhe shprehen për

një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë.

22 Maj

Holbrook dhe Gelbard udhëheqin bisedimet e fundit direkte mes Millosheviçit

dhe Rugovës në Prishtinë.

23 Maj

Me iniciativen e SHBA-ve, grupi i kontaktit e terheq ndalesën kundër Serbisë e

vënë me 9 Maj rreth investimeve.

25 Maj

PJP, SAJ dhe VJ (ushtria jugosllave) fillojnë një ofenzive të madhe kundër UCK-

së.

28 Maj

Gjatë një konference të ministrave të jashtëm të NATO-s në Luksemburg

kërkohet një zgjidhje politike me një autonomi të zgjeruar për Kosovën nën

ruajtjen e integritetit territorial të RF Jugosllave dhe vendoset që të

shqyrtohet një intervenim në konfliktin e Kosovës. Rusia paralajmëron NATO-

në nga një intervenim pa mandatin e OKB-së.

31 Maj

Partia e Gjukanoviçit fiton në zgjedhjet parlamentare në Mal të zi me 50,2%

kundrejt socialisteve të Bullatoviçit (35,5%).

1 – 6 Qershor PJP, SAJ dhe VJ sulmojnë gjithnjë e më shumë fshatrat e shqiptarëve të Kosovës, në të cilat fshihen luftetarët e UCK-së. Pas një vizite në Kosove, Amnesty International akuzon edhe UCK-në për „perdorim të tepert të dhunës“ dhe kërkon nga ta që t’i ndalojnë pasuesit e tyre nga vrasja e civilëve dhe kidnapimi.

MUP iu ndalon hyrjen UNHCR-së, WHO-së dhe IKRK-së në Gjakovë, Deçan,

Pejë dhe Istog.

8 Qershor

Kina dhe Rusia parandalojnë në këshillin e sigurimit te OKB-së një rezolutë

kundër RF të Jugosllavisë.

9 Qershor

Përshkak të veprimeve të Millosheviçit në Kosovë, BE-ja vendos një embardo

të investimeve kundër Serbisë dhe kërkon zgjerimin e kapaciteteve vëzhguese

ndërkombëtare në Kosovë.

11 Qershor

Ministrat e mbrojtes së NATO-së iu japin urdhërin ushtrive të tyre që të

përpunojnë opcionet për operacioneve ushtarake, për t’i ndalur sulmet serbe

kundër popullatës civile në Kosovë. Opcionet arrijnë nga sulme ajrore në caqe

në tërë Jugosllavinë deri tek dërgimi i trupave tokësore.

12 Qershor

Grupi i kontaktit vendos 5 kërkesa për Serbinë: ndalim i menjëhershëm i

dhunës, tërheqjen e njesive speciale të policisë serbe, rifillimin e bisedimeve

me përfaqësuesit e popullit shqiptar, reforma politika që i japin Kosovës një

„status të ri“, qasje të papengueshme për organizatat ndërkombëtare

humanitare dhe qasje të papengueshme për hetues që duhet t’i hetojnë

krimet e luftës.

13 Qershor

BE-ja vendos një ndalim për nisje dhe aterim të kompanive ajrore jugosllave,

veçanarisht të JAT.

14 Qershor

I dërguari i posaçëm amerikan Holbrook takohet haptas me luftetarët e UCK-

së.

15 Qershor

NATO fillon operacionin Determined Falcon (Manor ajrore me 80 aeroplanë

mbi Shqipëri dhe Maqedoni), për të demonstruar aftësitë e saj për një

intervenim të shpejt ushtarak në rajon. Hapsira ajrore jugosllave cenohet e

pason protesta ruse.

16 Qershor

Në Moskë ndodhin bisedime mes Jelcini dhe Millosheviçit. Millosheviçi lejon

një veprimtari vezhguese në Kosovë përmes diplomatëve të akredituar nga

Beogradi (Kosovo Diplomatic Observe Mission, KDOM). Me këtë Millosheviçi i

përmbush kërkesat e grupit të kontaktit. SHBA-të nuk janë të kënaqur me

rezultatin e bisedimeve.

23 Qershor

Holbrook bisedon me Millosheviçin.

24 Qershor

UCK-ja pushton minierën e Bellaçevcit. Një armëpushim të propozuar nga

Holbrook UCK-ja e refuzon. Kryeministri britanik Tony Blair paralajmëron

Beogradin për sulme të mundshme ajrore.

29 Qershor

Policia speciale serbe (PJP) dhe njesi kundër terrorit (SAJ) me ndihmen e

ushtrisë jugosllave rimarrin minierën e Bellaçevcit.

Fillim Korriku UCK-ja kontrollon rreth 40% të territorit të Kosovës.

4 – 6 Korrik

Holbrook takon Millosheviçit dhe udhëheqësit shqiptar të Kosovës, për të

gjetur një marrëveshje paqësore. Përpjeja e Holbrook-ut dështon. Holbrook-u

kërkon nga UCK-ja që të ndaloj me kidnapimin e serbëve dhe t’iu lejojë IKRK-

së qasje në zonat e luftës.

6 Korrik

KDOM fillon punën. Misioni vëzhgues përmban 200 diplomat nga Gjermania,

Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Polonia, Russi dhe SHBA-të.

8 Korrik

Grupi i kontaktit fton palët ndërluftuese në armëpushim dhe kërkon

përfshirjen parimore të UCK-së si faktor ushtarak dhe politik në bisedime.

Elementet themelore të statusit të ardhshëm të Kosovës do të përpunohen.

14 Korrik

Një delegacion i OSBE-së takohet në Kosovë me udhëheqësit shqiptar të

Kosovës.

15 Korrik

Delegacioni i OSBE-së udhëton për në Beograd, për të parë se a mund të

stacionohet një mision i përhershëm në RF të Jugosllavisë.

Korrik

Në rajonin e Pejës dhe Gjakovës eskalon lufta mes UCK-së në njerën anë dhe

PJP, SAJ dhe VJ në anën tjetër. UCK-ja merr përkohësisht qytezën e Rahovecit.

19 Korrik

PJP, SAJ dhe VJ fillojnë një kundërofenzive kunder bazave të UCK-së në

Malishevë, Junik dhe Drenicë. Për shkak të luftimeve shpërngulen më shumë

se 100 mijë njerëz. Millosheviçi e shpall aksionin ushtarak në perëndim te

Kosovës si të perfunduar.

20 Korrik

BE-ja shprehet e tmerruar rreth rritjes së armiqësive në Kosovë dhe kërkon

një dialog politik mes palëve në konflikt.

28 Korrik

Ndërmjetesuesit e BE-së bisedojnë ndaras me ministrin e jashtëm jugosllva

Jovanovic, me Rugoven dhe Millosheviçin.

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Christofer Hill, takohet me shqiptaret e

Kosovës për të caktuar përbërjen e një delegacioni për bisedime të paqes.

Përpjekjet e Hill-it paraqesin një hap të par diplomatik.

30 Korrik

Gjatë bisedimeve me të dërguarit e posaqem të BE-së Millosheviçi e shpall

ofenzive e madhe kundër UCK-së të filluar në mesin e Qershorit si të

përfunduar. Megjithatë luftimet vazhdojnë.

31 Korrik

Millosheviçi i premton Hill-it se do të lejojë qasje të plotë të organizateve

ndërkombëtare humanitare në Kosovë.

5 – 15 Gusht

Në rajonet e Drenicës, Prizrenit, Prishtinës, Pejës dhe Rahovecit luftohet

ashpër. Aty ndodhin akte të dhunës kundër popullates civile. UNHCR llogaritë

që 200 mij njerëz në Kosovë janë në ikje.

9 Gusht

Grupi i kontaktit iu jep palëve në konflikt një plan për paqe, i cili ngjall reagime

pozitive tek te dyja palët. Plani kërkon një autonomi në masë të madhe për

Kosovën me ruajtje të integritetit territorial të RF Jugosllave. Një Kosovë e

pavarur refuzohet.

13 Gusht

Adem Demaçi bëhet përfaqësues politik i UCK-së.

16 Gusht

Pas sulmeve te vazhdueshme të armatës jugosllave (VJ), njësi kundër terrorit

(SAJ) pushton Junikun si bastion të fundit të UCK-së. UCK-ja strategjinë e

sundimit të hapsirave të mëdha e deklaron si të dështuar.

17 Gusht

KDOM-ja ndërmjetëson një armëpushim në Kosovë. Në Shqipëri fillon

manovra e NATO-s në kuadër të Partnership for Peace (PfP), në të cilen marrin

pjesë 14 shtete. SHBA-të kërcnojnë Beogradin me goditje ushtarake.

23 Gusht

Kancelari gjerman Helmut Kohl propozon mundësinë e një akcioni preventiv të

NATO-s për të parandaluar një „katastrofë humanitare“.

24

Gusht

Këshilli i sigurimit të OKB-së fton palët në konflikt në Kosovë në një

armëpushim të menjëhershëm. Rusia dhe Kina e mbështesin këtë deklaratë.

Në Kosovë luftimet megjithatë vazhdojnë.

26 Gusht

Ndalimi nga BE i aterimit për JAT me 15 Qershor 1998 nuk mund të zbatohet

për shkak të kundërshtimit nga Britania e Madhe dhe Greqia.

1 Shtator

Millosheviçi shprehet i gatshëm që t’i jap Kosovës një vetadministrim të

kufizuar.

2 Shtator

Gjatë një takimi ruso-amerikan në Moskë kërkohet tërheqja e policisë speciale

serbe, njesive kundër terroti dhe ushtrisë jugosllave nga Kosova, vendosja e

një misioni vëzhgues ndërkombëtar dhe fillimi i menjëhershem i bisedimeve.

Ndërmjetësi amerikan Hill kërkon, qysh para ndalimit të luftimeve dhe një

marrëveshje për vendosje përfundimtar për statusin e Kosovës, një zgjidhje të

përkohshme për Kosovën.

6 Shtator

Këshilli europian dëshiron që të përforcoj prezencen europiane në kuader të

EUMM në Kosovë.

7 Shtator

Ndalimi për aterim nga BE për aeroplan të JAT-it hyn në fuqi.

8 Shtator

Hill prezenton një propozim për një marrëveshje paqësore për Kosovën.

20

Shtator

Rugova propozon një status rebulikë për Kosovën brenda RF Jugosllave.

22

Shtator

Ministrat e jashtëm të BE-së vendosin për thirrjen e një të dërguari special për

Kosovën.

23

Shtator

Këshilli i sigurimit të OKB-se miraton rezoluten 1199 (1998). Aty kërkohet një

armëpushim dhe bisedime. Në rast të mospërilljes kërcohet me „masa“.

24

Shtator

NATO miraton ACTWARN (Ndërtimin e një force ajrore për një ndërhyrje

ushtarake në Kosovë) dhe kërcënon RF të Jugosllavisë me sulme ajrore duke iu

referuar UNSCR 1199 (1998).

28

Shtator

Kryeministri i Serbisë Mirko Marjanoviç operaciont e PJP-së dhe SAJ-së i shpall

si të përfunduara.

29

Shtator

Ministri i mbrojtjes së SHBA-ve William Cohen thotë se në deklarimet e

Marjanoviçit të datës 28 Shtator 1998 nuk ka të dhëna për „terheqje

strategjike“.

30

Shtator

Ministri i jashtëm britanik Cook kërcnon me sulme ajrore në UNSCR 1199

(1998) nuk zbatohet. Qeveria e Kohl-it që humbi zgjedhjet e 27 Shtatorit

vendos vënjën në dispozicion të njesive ushtarake për „një goditje ajrore

kundër Jugosllavisë“. Qeveria e ardhshme e Schröder-it shpreh pajtimin e saj me këtë.

Fund Shtator Gjithnjë e më shumë raportohet për masakra të policisë serbe kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë.

1 Tetor

Hill prezenton draftin e parë për një marrëveshje të përkohshme për Kosovën.

2 Tetor

Gjatë një takimi urgjent këshilli i sigurimit të OKB-së dënon masakren e

policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave në Kosove. Ministri amerikan i mbrojtjes

Cohen paralajmëron se SHBA-të mund të fillojnë brenda dy javësh me sulme

ajrore kundër RF Jugosllave. Grupi i kontaktit e përseritë kërkesën drejt

Millosheviçit që të pasojë rezoluten e OKB-së. Në Rusi shumica e Dumës

shpehet kundër çdo aksioni ushtarak kundër Jugosllavisë dhe përforcon

kundërshtimin qeveritar rus kundër sulmeve ajrore të NATO-s.

3 Tetor

SHBA-të dhe Britania e Madhe i japin në dispozicion 100 aeroplan luftarak në

kuadër Activation Request të vendosur nga NAC, të cilën duan t’a zbatojnë

edhe pa rezolutë të OKB-së.

4 Tetor

Ministri i jashtem rus Iwanow bisedon në Beograd me përfaqësues të qeverisë

serbe.

5 Tetor

Këshilli europian i ministrave kërcnon me sanksione kundër RF të Jugosllavisë

dhe emeron Wolfgang Petritsch si të dërguar special për Kosovën.

6 Tetor

Ministri i jashtëm jugosllav i ofron OSBE-së mundësinë që të dërgoj mision në

Kosovë. Rusia paralajmëron se do të kundërshoj me veto çdo rezolutë të

ardhshme që autorizon veprime të dhunshme kundër RF Jugosllave.

7 Tetor

Parlamenti i BE-së kërkon një ndërhyrje të NATO-s edhe pa një rezolutë të

OKB-së. Presioni i NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit dobësohet, për

shkak se Gjermania dhe Italia për arsye të politikës së brendshme shprehen

për shtyrje të sulmeve ajrore. Kina dhe Rusia kundërshtojnë një sulm

ushtarak.

8 Tetor

Presidenti amerikan Cliton jep urdhërin aktivizues trupave të tij në Maqedoni.

Grupi i kontaktit paralajmëron një ultimatum gjatëpikësh i cili kërkoon

largimin e trupave serbe, qasjen e lirë për ICTY, kthimin e sigurtë të

refugjatëve dhe bisedime për një zgjidhje përfundimtare për Kosovën.

10 Tetor

Raundi i parë i bisedimeve mes Holbrook-ut dhe Millosheviçit, respektivisht

Rugovës përfundon pa sukses. Holbrook kërkon terheqjen e trupave serbe nga

Kosova, qasje të lirë për vëzhguesit ndërkombëtar, respektivisht organizatave

ndihmëse dhe kthimin e të gjithë refugjatëve. Holbrook-u përpiqet që fitoj

Rugovën për t’a mbështetur një plan ndërkombëtar të paqes dhe të heq dorë

nga kërkesa për pavarsi shtetrore.

12 Tetor

Këshilli i NATO-s vendos Activation Order (ACTORD): partnerët e aleancës i

nënshtrohen SACEUR, Wesley Clark dhe japin pajtimin e tyre parimor për

përdorim të forcës. Flota ajrore përforcohet me bombardues amerikan B-52

dhe autorizon sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Solana, që të urdhëroj

sulme ajrore të kufizuar dhe të shkallëzuara kundër RF Jugosllave.

13 Tetor

Në raundin e dytë të bisedimeve me Millosheviçin, Holbrooku arrin pajtimin e

tij për një tërheqje të kontrolluar të trupave serbe nga Kosova, ngritjen e 2000

vëzhguesve të paarmatosur të OSBE-së dhe zbatimin e UNSCR 1199 (1998)

përmes fluturimeve vëzhguese të NATO-s. Udhëheqja serbe zotohet për të

pranuar deri me 2 Nëntor 1998 një administrim të gjërë, ngrtje të një

parlamenti, një ekzekutivi dhe një judikativi për Kosovën, si dhe ngritjen e

policisë së Kosovës dhe një marrëveshje politike kornizë.

14 Tetor

Pas vrasjes së policëve serb nga pjesëtarët e UCK-së, BE-ja fton UCK-në t’i

ndaloj provokimet.

15 Tetor

Marrëveshja per zbatimin e vëzhgimit ajror të Kosovës nënshkruhet nga Clark

dhe shefi i shtabit të përgjithshëm i armatës jugosllave, Momsilo Perisic.

16 Tetor

Kryesuesi i OSBE-së Geremek dhe ministri i jashtëm jugosllav nënshkruajnë

marrëveshjen për Kosovo Verification Mission (KVM).

Në një takim të veçant të Bundestagut gjerman votojnë 500 për, 62 kundër

pjesmarrjes e Bundeswehr-it në një aksion të ardhshëm të NATO-s.

17 Tetor

Diplomati amerikan William Walker emërohet nga përfaqësuesit e OSBE-së si

udhëheqës i KVM.

17-21 Tetor

OSBE-ja bën një eksplorim për ngritjen e KVM në Beograd dhe Kosovë.

Ndërmjetësi i posaqëm i BE-së, Petritsch, takon Rugoven në Prishtinë.

17-18 Tetor

UCK-ja ndërmerr disa sulme ndaj stacioneve policore serbe.

19 Tetor

UCK-ja arreston dy korrespondent të agjensisë së lajmeve Tanjug.

23 Tetor

Clarku paralajmëron Millosheviçin gjatë një takimi në Beograd se sulmet e

përgatitura ajrore të NATO-s mund të fillojn qysh me 27 Tetor nëse tërheqja e

trupave serbe nuk ndodh.

24 Tetor

Me miratim te UNSCR 1203 (1998), këshilli i sigurimit të OKB-së pranon

marrëveshjen Holbrook-Millosheviç të 13 tetorit 1998.

25 Tetor

Këshilli i përhershë i OSBE-së vendos për ngritjen e KVM.

25 Tetor

Udhëheqja ushtarak e NATO-s dhe udhëheqja e MUP-it bien darkod për

kufizimin e policës serbe në Kosovë.

26 Tetor

10 000 policë serb largohen nga Kosova.

Një deklaratë e BE-së kërkon zbatimin e marrëveshjes Holbrook-Millosheviç

dhe respektimin e UNSCR 1199 (1998) dhe 1203 (1998).

27 Tetor

NATO tërheq përgatitjen për sulme ushtarake dhe suspendon ACTORD, pasiqë

një pjesë e kërkesave të NATO-s u përmbush.

28 Tetor

Vëzhguesit e parë të OSBE-së të KVM arrijnë në Kosovë.

Tetor

Mes 28 shtatorit dhe 19 tetorit UCK-ja kryen 117 sulme kundër policisë serbe

dhe ushtrisë jugosllave. Aty mbyten 10 policë dhe 7 ushtarë.

2 Nëntor

Hilli prezenton draftin e dytë për një marrëveshje të përkohshme. Ky përmban

një vetëadministrim të gjërë për Kosovën, ngritjen e një parlamenti, një

ekzekutivi dhe një gjyqësori, ngritjen e policisë së Kosovës dhe një

marrëveshje politike kornizë.

Nëntor

UCK-ja dhe VJ i intensifikojnë aksionet e tyre ushtarake. UCK-ja kryen sulme

kundër policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave dhe merr kontrollin në bazat e

saj të mëhershme. Numri i refugjatëve reduktohet ne masë të madhe.

Vezhguesit e OSBE-së dhe organizatave ndihmëse shijojë liri te madhe te

levizjes, e cila kufizohet vetëm nga komandant lokal të UCK-së.

13 Nëntor

Për mbrojtje te vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë, NATO vendos për

stacionimin e një trupe 1500 vetave në kuadër të Extraction Force (EXFOR).

19 Nëntor

Bundestagu miraton një pjesmarrje në EXFOR në Maqedoni.

20 Nëntor

UNHCR lajmron për kthimin e 200 mijë refugjatëve gjatë vitit 1998.

21 Nëntor

Beogradi paraqet propozimin për një autonomi të zgjeruar për Kosovën.

26 Nëntor

Inspektimi i parë i armëve tek tri njesi ajrore mbrojtëse te VJ.

28 Nëntor

Pas bisedimeve me Hillin dhe Petriçin, reprezentuesei politik i UCK-së, Adem

Demaçi, shpreh heqjen dorën nga pavarsia e Kosovës.

1 Dhjetor

Në një memorandum drejtuar shteteve antare të OSBE-së ministri i jashtëm

jugosllav kërkon dënimin e kërcnimeve të NATO-s kundër RF Jugosllave dhe

ripranimin e Jugosllavisë në OSBE.

2 Dhjetor

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm te OSBE-së në Oslo refuzohet pranimi i

Jugosllavisë në OSBE.

2 dhjetor

Hilli prezenton draftin e tij të tretë për një marrëveshje të përkohshme, e cila

nuk gjen mbështetje tek asnjëra palë në konflikt.

6 dhjetor

Për mbrojtje të vëzhguesve të OSBE-se te KVM në Kosovë, NATO fillon

stacionimin e 1500 trupave te njësive te EXFOR-it në Maqedoni.

9 dhjetor

Rugovës i jipet çmimi Sacharow për të drejtat e njeriut.

10 dhjetor

Hill prezenton draftin e tij të katërt për marrëveshje të përkohshme.

14 dhjetor

Gjatë një ndeshje të armatosur në kufirin shqiptar vrahen 36 ushtar të UCK-së

nga njesitë e VJ, 9 zihen rob. Gjatë një sulmi të UCK-së në një kafiç në Pejë

vriten 6 të ri serb 1(?).

14 dhjetor

Holbrook fillon me ndërmjetësime të reja në Kosovë.

17 dhjetor

Zëvendës kryetari serb i Fush Kosovës vritet nga luftetarët e UCK-së.

19 dhjetor

Hapet zyra rajonale e KVM në Mitrovicë.

21 dhjetor

VJ fillon me sulme kundër bazave të UCK-së në rajonin e Podujevës.

24 dhjetor

UCK-ja paralajmëron armëpushim dhe kontrollon prap 30 deri 40% të

territorit të Kosovës.

27 dhjetor

SAJ dhe VJ fillon një ofenzivë me qendër në rajonin e Podujevës.

1 Kjo u vertetua që ishte sulm nga vetë serbët (shënim i perkthyesit).

1999

1 janar

Vihet në shërbim zyra rajonale e KVM në Pejë.

6 janar

Pasiqë u rrit prap numri i refugjatëve, këshilli i NATO-s flet për ngritje të

tensioneve në Kosovë. Clarku paralajmëron nga një luftë e zgjeruar civile në

Kosovë.

8 janar

Gjatë një sulmi të UCK-së ndaj patrullave policore serbe në afërsi të Shtimes

vriten tre polic.

8 janar

Në vëri të Kosovës UCK-ja kidnapon tetë ushtarë të VJ.

10 janar

UCK-ja vret një polic serb në afërsi të Shtimes.

11 janar

Fillon punën zyra rajonale e KVM në Gjilan.

12 janar

Fillon shërbimin zyra rajonale e KVM në Prishtinë.

13 janar

Ushtarët e zënë rob me 8 janar lirohet nga UCK në kuadër të shkëmbimit të

pengjeve me ndërmjetësimin e KVM.

14 janar

SAJ dhe VJ lansojnë një ofenzivë në rajonin e Shtimes.

15 janar

Qeveria serbe mblidhet në Prishtinë.

15 janar

Vëzhguesit e OSBE-së zbuluojnë në Raçak kufomat e 45 të masakruarve.

Përkundër pretendimeve te udhëheqjes serbe se viktimat kanë qenë të gjithë

pjestar të UCK-së, ministri i jashtëm britanik erdhi në përfundim se policia

serbe kishte vrarë civil.

16 janar

Qeveria e jugosllavisë e shpall si përson non grata udhëheqësin e KVM,

Walker, pas akuzimit për masakren e Raçakut.

17 janar

Në takimin e veçantë të këshillit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i NATO-s,

Solana, dënon masakren e Raçakut dhe Millosheviçin e bën përgjegjës

personalisht. Clark takohet me Millosheviçin për bisedime në Beograd.

18 janar

Bashkësia ndërkombëtare dënon largimin e Walkerit me 16 janar. NATO prap

kërcnon me aksion ushtarak. Beogradi ia zgjatë Walkerit afatin e largimit për

një dit.

20 janar

Grupi i kontaktit mblidhen në Bruksel. Gjeneralet e NATO-s Naumann dhe

Clark vëjnë në fuqi masa të sigurisë për trupat e NATO-s në rajon, pas

bisedimeve te pasuksesshme në Beograd. Anijet luftarake të NATO-s i afrohen

brigjeve të Jugosllavisë. Koha e aktivizimit për sulme ajrore reduktohet nga 96

orë në 48.

Këshilli i sigurimit të OKB-së dënon masakren e Raçakut në një deklaratë të

përbashkët.

22 janar

Grupi i kontaktit pajtohet në Londër që t’i sjellë në tavolinen e bisedimeve

palët ndërluftuese. Qeveria serbe suspendon largimin e udhëheqësit të KVM.

26 janar

Ministerja e jashtme amerikane Albright dhe ministri i jashtëm rus Iwanow

bisedojnë në Moskë.

27 janar

NATO deklaron se është e gatshme për një sulm ushtarak në Kosovë.

UCK-ja paralajmëron se do të formojë qeverinë e saj për Kosovën.

28 janar

Gjatë aksioneve të njesive kundër terrorit dhe policisë speciale serbe në

regjionin e Rogovës vriten një numër i pacaktuar i civilëve shqiptar.

29 janar

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të grupit të kontaktit në Londër, palët

ndërluftuese urdhërohen që pas 6 shkurtit 1999 të bisedojnë dhe deri me 20

shkurt të arrijnë një pajtim. Nëse nuk iu përmbahen kërkesave atëher antarët

perëndimor kërcnojnë me intervenime ushtarake. Vendimet e grupit të

kontaktit mbështetën nga këshilli i sigurimit të OKB-së.

30 janar

Këshilli i NATO-s autorizon sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për lejimin e

sulmeve ajrore kundër RF Jugosllave.

Fillim shkurt

UCK-ja kontrollon rreth një të treten e territorit të Kosovës.

2 shkurt

LDK-ja njofton për pjesëmarrjen e saj në bisedimet e Rambujesë.

3 shkurt

UCK-ja shpehet e gatshme që të merr pjesë në bisedimet e paqës në

Rambuje.

4 shkurt

Qeveria dhe parlamenti i Serbisë vendosin për pjesëmarrje në bisedimet e

paqes.

5 shkurt

UCK-ja kryen akte të ndryshme terrori në tri qytete të Kosovës.

6 shkurt

Nën kryesinë e presidencës së përbashkët të ministrit të jashtëm të Britanisë

së Madhe (Cook) dhe Francës (Védrin), fillojnë bisedimet e paqes për Kosovën

në kështjellën e Rambujes në Paris, të cilat udhëheqen nga Hill (SHBA),

Petritsch (EU) dhe Majorski (Rusi). Marrëveshja 24 faqëshe e paqes duhet të

garantojë autonomi për Kosoven dhe lidhje institucionale në RF Jugosllave.

10 shkurt

Varrosen të vrarit e masakres së Raçakut.

11 shkurt

Cook dhe Védrin takohen me Millosheviçin dhe akuzojnë serbët se nuk janë

duke u angazhuar seriozisht për procesin e paqes, sepse qeveria serbe

parimisht refuzon që trupat e NATO-s të monitorojnë procesin e paqes.

Mes shkurt

RF e Jugosllavisë kryen përgatitjet e para për mobilizim të forcave të saj

ushtarake.

14 shkurt

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Paris flitet për premtimin e

një shume financiare prej 800 milion dollarë amerikan për rindërtimin e

Kosovës.

15 shkurt

Komandantët e NATO-s projektojnë plane në Mons (Belgjikë) për dërgimin në

Kosovë te një trupe paqësore prej 35 mijë ushtarëve.

16 – 17 shkurt Hill udhëton drejt Beogradit për bisedime me Millosheviçin.

18 shkurt

USAF dërgon 51 bombardues drejt Europës për perdorim të mundshëm

kundër RF të Jugosllavisë, çka qon në tensione të shtuara me Rusinë.

21 shkurt

Ministerja e jashtme amerikane Albright kthehet në Rambuje pa arritur

koncesione nga ana e pales serbe apo për t’a lëvizur palën e delegacionit

shqiptar të Kosovës për nënshkrim të planit të paqes.

23 shkurt

Bisedimet e para të Rambujes dështojnë dhe ndërpriten.

24 shkurt

Në takimin e këshillit të NATO-s refuzohet kërkesa e SHBA-ve që njëanshëm

Beogradi të bëhet përgjegjës për dështim.

Bundestagu gjerman vendos me 556 vota “po” e 42 “jo” për pjesmarrje në

Peace Implementation Force të udhëhequr nga NATO për Kosovën.

25 shkurt

Kina pengon me veton e saj në këshillin e sigurimit të OKB-së zgjatjen e

UNPREDEP deri me 31 gusht në Maqedoni. Maqedonia më parë e kishte

njohur Tajvanin.

1 mars

Petriç dhe Hill takojnë në Prishtinë antarët shqiptar te delegacionit bisedues

te Rambujes.

Presidenti i këshillit të OSBE-së, Vollebeck, takohet për bisedimet me

Millosheviçin, presidentin serb Millutinoviç dhe ministrin e jashtëm jugosllav

Jovanoviç.

2 mars

Udhëheqësi radikal shqiptar Adem Demaçi tërhiqet nga udhëheqja e UCK-së.

Si shef të ri qeverisës UCK-ja emëron udhëheqësin e bisedimete të

delegacionit shqiptar në Rambuje, Hashim Thaçin.

Takimi mes Hillit dhe Millosheviçit nuk sjellë përafrim.

5 mars

Petriç dhe kryesuesi i këshillit të BE-së Pauls takohen me

zëvendëskryeministrin jugosllav Sainoviç dhe potencojnë pozicionin e grupit të

kontaktit. Më vonë ndërmjetësit e BE-së takojnë antarë të shtabit të

përgjithshëm të UCK-së në Kosovë.

7 mars

Parlamenti i shqiptareve të Kosovës pranon marrëveshjen e Rambujes.

8 mars

Ministri i jashtëm gjerman Fisher dhe Pauls bëjnë bisedime në Beograd dhe

Prishtinë.

UCK-ja njofton për mbështjen e saj ndaj marrëveshjes së Rambujesë.

10 mars

Holbrooku takon Millosheviçin në Beograd dhe e nxitë që t’a pranoje

marrëveshjen e Rambujesë. Millosheviçi edhe me tutje e refuzon veprimtarinë

e forcave të huaja në territorin e RF të Jugosllavisë.

11 mars

Holbrook merr nga zëvendësministri i jashtëm grek Papandreo miratimin për

strategjinë e bisedimeve të mëtutjeshme me Millosheviçin.

12 mars

Takimi i ministrit të jashtëm rus Ivanov me Millosheviçin përfundon pa

rezultate.

13 mars

UCK-ja kryen akte të ndryshme të dhunës në tre qytete në Kosovë.

14 mars

Grupi i kontaktit cakton strategjinë për rundin e dytë te bisedimeve në

Rambuje.

15 mars

Fillojnë bisedimet e dyta të Rambujes rreth një marrëveshje të përkohshme.

16 mars

Ushtria jugosllave e zgjatë detyrimin ushtarak për rekrutet e saj.

18 mars

Delegacioni shqiptar e nënshkruan marrëveshjen e përkohshme të

Rambujesë. Serbët refuzojnë nënshkrimin, që ata nuk pranonin stacionimin e

një trupe ndërkombëtare te paqes në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Serbisë.

Ushtria jugosllave fillon një ofenzivë në veriperëndim të Kosovës.

19 mars

Bisedimet për një marrëveshje të përkohshme për Kosovën suspendohen.

Shumica e shteteve perëndimore i terheqin ambasadat e tyre nga Beogradi.

20 mars

OSBE-ja i tërhet nga Kosova 1400 vëzhguesit e saj te KVM. Në Kosovë PJP, SAJ

dhe VJ fillojnë një ofenzivë të madhe kundër UCK-së.

20-23 mars

Pas dy rundeve të bisedimeve Holbroot i jep paralajmërimin e fundit

Millosheviçit.

21 mars

UNHCR vlerëson se në 24 orët e fundit 15 mij shqiptar janë larguar nga

shtëpitë e tyre. Numri i përgjithshëm i refugjatëve ngritet në 230 mijë.

22 mars

Antarët e NATO-s autorizojnë sekretarin e përgjithshëm të saj, Javier Solana,

që të urdhëroj sulme ajror kundër RF të Jugosllavisë.

23 mars

Solana urdhëron sulme ajrore kundër RF te Jugosllavisë. Kryeministri rus

Primakov anulon një takim me zëvendëskryetarin amerikan Al Gore dhe

përfaqësuesit e IMF.

24 mars

NATO fillon operacionin Allied Forces. Nga anijet luftarake amerikane dhe

britanike në Adriatik fluturojnë sulmet e para me Cruise Missiles kundër

mbrojtjes kundërajrore jugosllave. Në RF te Jugsollavisë thirret gjendja e

luftës.

Këshilli i sigurimit të OKB-së mblidhet në një takim të jashtzakonshëm. Rusia,

Kina dhe Namibia i dënojnë sulmet ajrore të NATO-s.

25 mars

Beogradi i ndërpretë marrëdhënjet diplomatike me Gjermaninë, Francën,

Britanin e Madhe dhe SHBA-në.

NATO intensifikon sulmet e saj ajror në caqet në Serbi dhe Mal të Zi. 20 mijë

refugjatë shqiptar arrijnë në Maqedoni. Në Maqedoni ndodhin trazira kundër

ambasadave perëndimore.

27 mars

NATO fillon fazen II me sulme kundër trupave tokësore jugosllave. Një

bombardues amerikan me mbrojtje nga radaret i tipit F-117 rrëzohet mbi

Serbi.

28 mars

Ndërmjetësimet e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së Ukrainës në

Beograd përfundojnë pa rezultate.

Në Beograd marrin pjesë rreth 10 mijë persona në një koncert roku kundër

sulmeve ajrore të NATO-s.

NATO i zgjeron caqet e saj të sulmeve (Fillimi i fazës II).

29 mars

UNHCR njofton për 500 mij të përndjekur nga Kosova, gjysma e të cilëve veçse

kanë arritur në Shqipëri dhe Maqedoni. IKRK tërhiqet nga Kosova për shkaqe

sigurie.

30 mars

Kryeministri rus Primakov bisedon me Millosheviçin. Millosheviçi tregohet i

gatshëm të tërheq një pjesë të trupave të saj nga Kosova, por nuk dëshiron të

lejoj trupa paqësore ndërkombëtare. Shtetet perëndimore e refuzojnë këtë

ofert si të pamjaftueshme.

31 mars

Tre ushtar amerikan zihen rob nga serbët në kufirin jugosllavo-maqedon.

2 prill

NATO bombardon ndërtesën e ministrisë së brenshme në pjesën e brendshme

të Beogradit.

3 prill

Kontaktet e para mes Ogatës dhe Solanës: UNHCR pranon mbështetjen e

ofruar nga NATO.

4 prill

Hungaria, Rumania dhe Bullgaria refuzojnë fluturimin e transportuesve rusë

në territorin e tyre.

5 prill

Maqedonia pranon ndërtimin e kampeve për refugjatë nga trupat e NATO-s.

Një program do t’i sjellë një pjesë të refugjatëve në shtete të treta. Sipas të

dhënave te UNHCR janë rreth 855 400 njerëz në ikje, prej tyre 390 mijë nga 24

mars 1999.

7 prill

Qeveria e Maqedonisë largon me dhunë dhe pa dijen e UNHCR-it 14 mijë

refugjat nga një kamp në Bllace.

8 prill

NATO zgjeron numrin e caqeve të saj kundër objekteve joushtarake.

Bombardohen pajisje industriale dhe ndërtesa të furnizimit.

9 prill

Këshilli i BE-së mbështet sulmet ajrore të NATO-s dhe për këtë e bën

përgjegjës Millosheviçin. Atij i drejtohet një kërkesë pesëpikëshe: përfundim

të mënjëhershëm të akteve të dhunës, armëpushim dhe tërheqje të trupave,

promovim të kthimit të refugjatëve, stacionim të trupave ndërkombëtare,

lejim të një regjimi kontrollues.

10 prill

Në një fjalim në Gjenevë, shefi i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, e vërteton

kërkesën pesëpikëshe të BE-së drejtuar Millosheviçit. SHBA-të planifikojnë

pranimin e 20 mijë refugjatëve në bazën ushtarake në Guantanamo (Kubë).

11 prill

Shqipëria ia kalon NATO-s sovranitetin mbi aeroporte, porte detare dhe

kufinjë.

12 prill

Pasiqë NATO gjithnjë e më shumë bombardon edhe caqe civile në qytetet e

Beogradit, Nishit dhe Novi Sadit, gjatë një sulmi kundër një treni civil

hekurudhor mbri një urë në Brdelicka Klisura, mbytën së paku 50 njerëz.

Këshilli i NATO-s konfirmon kërkesat e BE-së dhe paralajmëron vazhdimin e

sulmeve ajrore deri sa Millosheviçi t’i përmbush kërkesat e bashkësisë

ndërkombëtare.

13 prill

Gjatë në sulmi të NATO-s në një konvoj refugjatësh në regjionin e Gjakovës

vriten rreth së paku 70 njerëz. NATO akuzon trupat jugosllave për këtë

veprim.

14 prill

Ministri i jashtëm gjerman Fisher prezenton një plan paqësorë gjashtëhapësh

për Kosovën. Qëllimi është të katalogun e kërkesave drejtuar Beogradit ta

sjellin në një UNSCR (Rezolutë të këshillit të sigurimit të OKB-së). Drafti i

nevojshëm do të miratohej gjatë një takimi të ministrave te G-8.

15 prill

Shkatërrohen gjatë sulme ajrore të NATO-s kompleksi petrokimik dhe fabrika

e plehrave në Pançevo pranë Beogradit.

Mes prill

UCK-ja përforcohet dhe i sjellë gjithnjë e më shumë vështerësi ushtrisë

jugosllave në Kosovë. Jozyrtarisht shfaqet për UCK-në termi “trupa tokësore të

NATO-s”.

18 prill

Pasiqë sulmet ajrore të NATO-s nuk quan tek rezultati, sekretari i

përgjithshëm i NATO-s nuk përjashton më përdorimin e trupave tokësore.

19 prill

Shkatërrohet në Novi Sad ndërtesa qeveritare e provincës autonome serbe e

Vojvodinës.

20 prill

Presidenti rus Boris Jelcin kritikon ashpër sulmet ajrore të NATO-s kundër RF

të Jugosllavisë, por përjashton një shkëputje nga perëndimi për shkak të

konfliktit të Kosovës.

21 prill

Kontakti i dytë mes Solanës dhe Ogatës: specifikohet ndarja e punës me

organizatave të OKB-së dhe NATO-s.

22 prill

I dërguari i posaqëm rus për Jugosllavinë, Qernomirdin, bën bisedime të

pasukseshme në Beograd rreth një zgjidhje politike të konfliktit të Kosovës

dhe dënon sulmet ajrore të NATO-s. Solana urdhëron planifikimin e një

ofenzive tokësore në Kosovë. NATO bombardon një villë të Millosheviçit.

23 prill

NATO refuzon çdo kompromis me Millosheviçin për t’i ndaluar sulmet

ajrore. Aeroplanët e NATO-s bombardojnë qëndron dhe studiot e

radiotelevizionit serb RTS.

24 prill

Në takimin jubilar të 50 vjetorit në Vashington, NATO nënvizon angazhimin e

saj në konfliktin e Kosovës dhe merr iniciativen gjermane të datës 14 prill.

Mbështetet propozimi gjerman për një paket te stabilitetit për europen

juglindore (rindërtimi ekonomik, demokratizimi dhe siguria në rajon).

Shteteve përreth RF të Jugosllavisë iu premtohet mbrojtje. Rusia dhe

Bellarusia i rrin larg këtij takimi.

26 prill

Këshilli i BE-se miraton qëndrimin e përbashkët për embargo të naftës kundër

RF te Jugosllavisë si dhe zgjerimin e regjimit të sanksioneve, ndër të tjera

ndalim i hyrjes në BE të anëtarëve qeveritar serb dhe zyrtarëve të lartë,

përjashtim të RF Jugosllave nga aktivitetet sportive në BE dhe zgjerim të

aksioneve ekonomike e financiare.

BE-ja miraton ndihma për Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Rumanin.

28 prill

Zëvendëspresidenti jugosllavv Vuk Draskovic u perjashtua nga regjimi i

Millosheviçit, pasi ky nuk përjashtoj propozimin për trupa të OKB-së në

Kosovë.

29 prill

UNHCR njofton se afërsisht 371 mijë njerëz në Kosovë, 383 mijë në Shqipëri,

168 100 në Maqedoni dhe 62 mij janë në ikje.

30 prill

Dështojnë përpjekjet e Qernomirdinit për bisedime.

1 maj

Gjatë një sulmi ajror të NATO-s në një urë përgjatë rrugës lidhëse Prishtinë-

Nish goditet një autobus dhe 40 pasagjer vriten.

3 maj

Lirohen 3 ushtarët amerikan të zënë rob me 31 mars.

Dy aeroplan luftarak të NATO-s rrëzohen në Serbi, ndërsa pilotët shpëtohen

nga njësia Combat Search & Rescue (CSAR). NATO përdor për herë të parë

bomba grafiti kundër 3 termocentraleve në Serbi.

3 maj

Ndërprehet furnizimi me rryme elektrike në shumë pjesë të RF të Jugosllavisë

nga bombat e NATO-s.

4 maj

Udhëheqësi i LDK-së Rugova merr lejen nga zyrtarët jugosllav për të udhëtuar

me familjen e tij drejt Italisë.

Udhëheqja serbe e pranon propozimin e të derguarit special të BE-së. Në

Kosovë të terhiqen në masë të madhe trupat serbe dhe të hyjnë trupa

ndërkombëtare. Trupa të jetë nën mbikqyrjen e OKB-së dhe NATO të jetë

pjesëmarrëse e konsiderueshme.

5 maj

Gjatë rrëzimit të një helikopteri luftarak Apaq gjatë një fluturimi ushtrues në

Shqipëri vdesin dy ushtar të NATO-s.

6 maj

Ministrat e jashtëm te G8 miratojnë një plan shtatëpikësh të paqes. Aty

rregullohet plani kohor, fillimi i tërheqjes së trupave jugosllave dhe miratimi

përfundimtar nga këshilli i sigurimit të OKB-së.

7 maj

Një sulm ajror i NATO-s shkatërron ambasaden kineze në Beograd. 3 punëtor

vriten. Kina e dënon ashpër sulmin dhe organizon demostrata të mëdha

antiamerikane. Rusia e dënon sulmin.

Gjatë bombardimit të një lagjeje të banimit në qendër të Nishit me bomba

kasetore vriten 15 njerëz.

10 maj

Ushtria jugosllave paralajmron një tërheqje të pjesshme të trupave.

11 maj

NATO i rrit sulmet e saj kundër caqeve ushtarake dhe civile në Serbi në 600

sosh në ditë.

12 maj

Prap sulmohet me bomba kasetore një lagje e banueshme në Nish.

13 maj

Gjatë një sulmi ajror të NATO-s në fshatin Korishë në Kosovë vriten 87

shqiptar të Kosovës. Konvoj i parë ndihmës i FOCUS arrin RF Jugosllave.

14 maj

UNSCR 1239 (1999) mbështet iniciativen e G8 të datës 6 maj.

15 maj

BE-ja ia jep detyren Marti Ahtisarit për të berë bisedime me RF Jugosllave.

16 maj

Kryeministri italian Massimo D’Alema propozon armëpushim të njëanshëm

nga NATO.

18 maj

Në Serbinë jugore nisin demostratat e para kundër udhëheqjes luftarake

jugosllave. Në Krushevac dhe Cacak formohet një “parlament i qytetarëve

kundër luftës”. Rreth 1000 rezervist të stacionuar në Kosovë dezertojnë dhe

kthehen në vendlindjet e tyre për t’i parandaluar sulmet policore kundër

familjeve protestuese.

19 maj

G8 miraton një draftrezolutë për këshillin e sigurimit te OKB-së.

20 maj

Millosheviçi përkushtohet ndaj Qernomirdinit për parimet e planit të paqes

nga shtetet e G8.

NATO bombardon spitalin Dragisa-Misovic në pjesën Dedinje të Beogradit.

23 maj

NATO fillon me një sulm të gjërë të centraleve elektrike të Serbisë.

24 maj

NATO vendos për forcen e një trupe tokësore për Kosovën: 50 mijë ushtarë.

25 maj

Sipas UNHCR në Shqipëri gjenden 442 100, në Maqedoni 250 000, në Mal të

Zi 66 300 dhe në Bosnje e Hercegovinë 21 700 refugjatë. Në Kosovë ndodhen

330 000 deri 500 000 refugjatë.

27 maj

Tribunali për krime të luftës ICTY në Hagë ngrit aktakuzë kundër Sllobodan

Millosheviçit, Milan Millutinoviçit (president i Serbisë), Nikola Shainoviçit

(kryeministër i Serbisë), Dragoljub Ojdaniçit (kombandant suprem i VJ), Vlajko

Stojljkiviçit (ministër i brendshëm i Serbisë) për “krime kundër njerëzimit” dhe

“cenim të së drejtës ndërkombëtare”.

28 maj

Gjatë një takimi me Qernomirdinin në Beograd, Millosheviçi paralajmëron se i

pranon principet e G8, të cilat në parim përmbanin kushtet për ndalim të

sulmeve ajrore të NATO-s.

30 maj

Shkatërrohet ura mbi Morava në Varvarin nga sulmet ajrore të NATO-s.

31 maj

NATO intensifikon sulmet ajrore dhe në këtë ditë fluturon rreth 772 aksione.

Gjatë bombardimit të sanatoriumit në Surdulica vriten 27 njerëz.

2 qershor

Në Petersberg pranë Bonit, shtetet e NATO-s dhe Rusia pajtohen për një plan

të paqes për Kosovën. Ahtisari dhe Qernomirdin ia prezentojnë planin

Millosheviçit në Beograd.

3 qershor

Plani i paqes i G8 merr pajtimin e paramentit serb (136 kundër 74). Më pas

Millosheviçi pranon.

7-8 qershor

Ministrat e jashtëm te G8 takohen në Petersber pranë Bonit dhe pajtohen

për një draft të përbashkët për një rezolutë të këshillit të sigurimit të OKB-së.

9 qershor

Në Kumanovë (Maqedoni) pas pesë ditë bisedimesh, përfaqësuesit e NATO-s

dhe ushtrisë jugosllave nënshkruajnë një marrëveshje ushtarako-teknike, e

cila rregullon largimin gradual të ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe brenda

11 ditësh.

10 qershor

NATO i ndal përkohësisht sulmet e saj ajrore, pasiqë vertetohet tërheqja e

trupave jugosllave. UCK-ja paralajmëron një armëpushim.

Me abstenim të Kinës këshilli i sigurimit të OKB-së miraton rezolutën 1244

(1999): ai përmban mandatin për ngritjen e një prezence ndërkombëtare të

sigurisë (KFOR), një administrim të përkohshëm civil (UNMIK) dhe

çarmatosjen e UCK-së.

Ministrat e jashtëm të BE-së bien dakord me shtetet e ballkanit (pa RF

Jugosllavinë) për “Paktin e stabilitetit për Europën juglindore”.

11 qershor

Një forcë prej 200 ushtarësh rus të njesisë SFOR hyjnë papritmas në Kosovë

dhe uzurpojnë aeroportin e Prishtines. Pas pak hyjnë trupat e parë te KFOR-it

në Kosovë.

Bundestagu gjerman vendos për pjesmarrjen e njesive të Bundeswehrit në

KFOR nën kundërshtimin e votave të PDS.

17 qershor

Ministrija e jashtme britanike tregon se njesitë e sigurimeve serbe kishin

vrarë 10 000 shqiptar të Kosovës.

18 qershor

Rusia dhe NATO pajtohen për integrimin e njesive ruse në KFOR.

20 qershor

Përfundon tërheqja e policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave nga Kosova.

NATO i ndalon përfundimisht bombardimet.

Regjimi i Beogradit fton rreth 33 000 refugjat serb që të kthehen në

vendlindjen e tyre.

21 qershor

Thaçi dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Xhekson nënshkruajn një

marrëveshje për demilitarizimin e UCK-së.

23 qershor

Rezervistët serb marrin pjesë në protesta kundër Millosheviçit.

24 qershor

Parlamenti federal i Jugosllavitë e heq gjendjen e luftës.

29 qershor

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së e emërojnë ish ministrin e

kancelarisë gjermane Bodo Hombach si kordinator i BE-së për ballkanin.

Qershor-tetor Në Cacak demonstrojnë me 29 qershor 10 000 veta kundër Millosheviçit. Në qytetet tjera protestojnë gjithashtu dhjetra mijëra kundër Millosheviçit, veçmas ashpër në Valjevo.

30 qershor

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, emëron Bernard Kushnerin si të

dërguar të tij special për UNMIK.

1 korrik

Shefi i qeverisë serbe Bulatovic paralajmëron një kabimet të ri me pjesmarrje

të nacionalistit Vojislav Seselj.

5 korrik

NATO dhe Rusia pajtohen rreth integrimit të trupave ruse në njesi të KFOR-it.

Korrik

Në Kosovë ndodhin tubime të ndryshme kundër trupave ruse te KFOR-it. Në

atë rast plagosen ushtarë rus.

6 korrik

UNHCR lajmron për kthimin e 590 000 shqiptarëve të Kosovës në Kosovë dhe

ikjen e mbi 100 000 serbëve.

10 korrik

OSBE-ja vendos për dërgimin e 700 këshilltarëve në Kosovë.

12 korrik

Sipas të dhënave të UNHCR jasht provincës ndodhen ende edhe rreth 100 000

shqiptar të Kosovës.

14 korrik

Në Beograd fillojnë bisedimet serbo-malazeze për ridizajnim të RF të

Jugosllavisë.

Rugova kthehen nga ekzili italian në Kosovë.

23 korrik

Vrasja e 14 bujqve serbë në Gracko nga shqiptarët e Kosovës shkakton

shqetësime në botë rreth një “spastrimi të ri etnik”.

28 korrik

Në një konferencë të donatorëve në Bruksel bëhet vlerësimi i nevojës së parë

për ndihmë rreth rindërtimit për Kosovën rreth 400 milion dollar amerikan. Në

afat të gjatë premtohen 2 miliard dollar amerikan për rindertim.

30 korrik

Pakti i stabilitetit për Europën juglindore miratohet në Sarajevë nga shefat e

31 shteteve dhe qeverive. UNHCR njofton për kthimin e 737 000 refugjatëve

ne Kosovë.

3 shtator

Marka gjermane futet si njesia zyrtare monetare në Kosovë.

6 shtator

BE-ja vendos për heqjen e sanksioneve kundër Malit të Zi.

9 shtator

Në Mitrovicë zgjerohen përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve.

10 shtator

Këshilli i NATO-s e verteton si komandant suprem të KFOR-it gjeneralin

gjerman Klaus Rheinhardt.

21 shtator

Që nga marshimi i KFOR-it në Kosovë rreth 10 000 der 20 000 luftëtar të UCK-

së i dorzojnë armët. 5000 nga ta integrohen në Kosovo Protection Corps

(KPC).

22 shtator

Për shkak të dhunës kundër popullsisë serbe, përfaqësuesit e tyre largohen

nga administrimi i përkohshëm për Kosovën. Kjo ishte ngritur nga UNMIK-u si

një subjekt i perzier etnikisht.

24 shtator

Qeveria e Malit të Zi paralajmëron një politikë të veten rreth doganave,

devizave dhe tregtisë së jashtme.

29 tetor

Moska fajson NATO-n dhe UNMIK-un për mosmbrojtje të mjaftueshme të

popullsisë joshqiptare.

2 nëntor

Qeveria e Malit të Zi fut marken gjermane si monedhë të dytë.

3 nëntor

UNHCR-i dhe OSBE-ja dënon dhunën kundër popullsisë joshqiptare. Nga

korriku 1999 u regjistruan 348 vrasje, 116 kidnapime, 1970 plaçkitje dhe 1105

përplasje kriminale. Punëtorët e ICTY-së kanë ekshumuar deri tani 2108

kufoma të shqiptarëve të Kosovës.

1 dhjetor

Këshilli nacional i serbëve në Kosovë refuzon numrimin e popullsisë dhe

zgjedhjet nën kushtet ekzistuese.

6 dhjetor

UNHCR-i dhe OSBE-ja prezentojnë në një raport gjithëpërfshirës cënimin e të

drejtave të njeriut para dhe gjatë operacionit Allied Force në Kosovë.

12 dhjetor

Në takimin e BE-së në Helsinki vendoset për krijimin e një trupe ndërhyrëve

europiane prej rreth 60 000 ushtarësh deri me 2003.

15 dhjetor

UNMIK-u dhe tri partitë kryesore të shqiptarëve të Kosovës krijojnë një

administrim për Kosovën. Ky përbëhet nga 19 departemente administruese

dhe udhëheqët nga 8 anëtar, prej tyre 4 kosovar dhe 4 reprezentues të

UNMIK-ut, nën drejtimin e Bernard Kushnerit. Përfaqësuesit serb të Kosovës,

të cilët nuk e kishin nënshkruar marrëveshjen, vazhdojn me politiken e

“karrigeve të thata”.

17 dhjetor

Buzë konferencës së G8 në Berlin, ministrat e jashtëm të SHBA-ve dhe

Gjermanisë takohen me udhëheqësit e opozitës serbe, për t’u këshilluar për

një rrugë drejt shfuqizimit të Millosheviçit.

 

[pdf-embedder url=”https://gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2017/03/cronologjia.pdf”]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne